• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Kurteshi-Emini: Nuhi Matoshi ishte shembull i njeriut të urtë, i familjarit të denjë dhe i mikut të çmuar
Gjilan Info+

Kurteshi-Emini: Nuhi Matoshi ishte shembull i njeriut të urtë, i familjarit të denjë dhe i mikut të çmuar

Redaksia 2LONLINE 14 Shkurt, 2018 3 minuta lexim
 Kurteshi-Emini: Nuhi Matoshi ishte shembull i njeriut të urtë, i familjarit të denjë dhe i mikut të çmuar

Dje u nda nga jeta aktori e regjisori i njohur kosovar Nuhi Matoshi. Për nder të tij, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit ka mbajtur sot një mbledhje komemorative.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se Nuhi Matoshin e bënë të pavdekshëm vepra e tij shumëvjeçare, jo vetëm në këtë skenë, ku e ka filluar karrierën, por edhe në fushat tjera të arit, ku e ka vazhduar punën e tij, duke dhënë një kontribut prej regjisori në Radio Televizionin e Prishtinës dhe duke mbetur i pandashëm me filmin dhe teatrin.

“Kujtimet e tij do t`i mbajmë të gjalla përjetësisht, kurse mësimin e tij prej një njeriu të urtë, prej një familjari të denjë dhe një miku të çmuar, do ta marrin si shembull dhe do ta promovojmë në shoqërinë tonë”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Më tutje, ajo ka thënë se ndarjet e tilla janë të hidhura gjithmonë, por zbrazëtinë që ka lënë mungesa fizike e Nuhiut, do ta plotësojë vepra e tij që do të flasë edhe në të ardhmen.

“Familja dhe ne duhet të krenohemi me njeriun që e patëm dhe që jetoi e veproi mes nesh”, ka theksuar kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini.

Në emër të komunitetit artistik, ka folur aktori Sabedin Shahiqi, i cili ka nënvizuar bashkëpunimin me kolegun e tij, që siç ka thënë ai, kishte filluar pikërisht në skenën e teatrit të qytetit në Gjilan, në vitin 1971.

“Nuhiu do të jetë përherë i pranishëm në këtë skenë, në qytet dhe në shoqëri, përmes veprës së tij”, ka thënë Shahiqi

Kurse në emër të familjes, vajza Argjenda Matoshi ka thënë se Nuhiu kishte zgjedhur të bënte rolin e babit dhe të shokut dhe kjo më ka bërë mua që të ndihem vajza më me fat në botë.

“Babin tim e deshën të gjithë, sepse ai ishte i dashur për të gjithë”, ka thënë Argjenda.

Me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit e regjisorit, Nuhi Matoshi, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin artistik.

“Me dhembje të madhe e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur kosovar, Nuhi Matoshi. Nuhi Matoshi do mbahet në mend për kontributin e jashtëzakonshëm në sferën e regjisë në RTP, por edhe në projekte të shumta filmike e teatrale, duke kontribuar në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave artistike”, ka thënë Haziri.

Nuhi Matoshi u varros të mërkurën në varrezat e qytetit në Gjilan. Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim te komuniteti artistik dhe artdashës.

Etiketat:aktuale https://2lonline.com/kurteshi-emini-nuhi-matoshi-ishte-shembull-njeriut-te-urte-familjarit-te-denje-dhe-mikut-te-cmuar/ Nuhi Matoshi Shpresa Kurteshi - Emini
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com