• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kurteshi-Emini: Ndryshimi i mendësisë ndaj barazisë gjinore duhet të arrihet përmes zbatimit të normave dhe ngritjes së vetëdijes

Redaksia 2LONLINE 25 Nëntor, 2019 2 min
 Kurteshi-Emini: Ndryshimi i mendësisë ndaj barazisë gjinore duhet të arrihet përmes zbatimit të normave dhe ngritjes së vetëdijes

Kosova ka adaptuar përvoja të mira të barazisë gjinore sa i përket anës ligjore, por zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të mbetet ende një sfidë për shoqërinë e këtushme, me gjithë përparimet e dukshme që janë bërë në këtë drejtim.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan, ka thënë se dhunë në familje, për fat të keq, ka edhe sot në shoqërinë tonë, por e mira është se po rritet vetëdijesimi për raportimin e rasteve.

Duke folur në hapje të aktiviteteve 16 ditore kundër dhunës ndaj grave, me moton “Zbatimi i normave – ndryshimi i mendësisë” ajo ka thënë se fushatat vetëdijesuse janë të domosdoshme për të ndryshuar gjendjen në kuptimin pozitiv.

“Dhuna në familje shkakton dëm të përgjithshëm në zhvillimin e një familje të shëndoshë dhe një shoqërie të përparuar, prandaj duhet rritur aktivitetet parandaluese të këtij fenomeni të shëmtuar”, ka thënë ajo.

Në këtë drejtim, efekt pozitiv ka luajtur Mekanizmi kundër dhunës në familje, ka thënë Linditë Salihu, zyrtare për barazi gjinore.

Salihu ka prezantuar edhe aktivitetet që do të zhvillohen për nder të “16 ditëve të aktivizimit për eliminimin e dhunës ndaj grave”, që kanë filluar me shpalosjen e pllakatës para teatrit të qytetit, “Zabatimi i normave – ndryshimi i mendësisë”, që ka për qëllim të përçojë mesazhin se dhuna nuk duhet të përdoret asnjëherë ndaj grave.

Përndryshe, Komiteti për Barazi Gjinore në këtë komunë i ka inkurajuar vazhdimisht gratë që t`i paraqesin rastet e dhunës në familje.

Etiketa:aktuale barazisë gjinore Dhuna në familje Gjilan
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com