DYLON

Kurteshi-Emini: Kuvendi e ka kryer punën e vet sa i përket çështjes së pronave në ish-kampin Montith

Kurteshi-Emini: Kuvendi e ka kryer punën e vet sa i përket çështjes së pronave në ish-kampin Montith
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal propozim-rregulloren për transparencë, sipas sugjerimit të MAPL, planin komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2020, propozimin për këmbimin e pronës private me pronën komunale, sipas planit rregullues urban “Qarku 1” si dhe dy informata, njëra për manifestimin “Flaka e Janarit” 2020 dhe tjetra për suksesin e nxënësve në gjysmë-vjetorin e parë 2019/2020.

Sa i përket rregullores për transparencë si dhe planit komunal për ri-integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar për periudhën 2019-2022, sqarimet e nevojshme i ka dhënë Sadri Arifi, shef i Shërbimit të Kuvendit.

Ndërkaq, te çështja e ndërrimit të pronave, Sali Fazliu, drejtor për Kadastër, sqaroi se kjo bëhet me qëllim të realizimit të planit rregullues “Qarku 1”, ku përfshihet edhe kompleksi memorial “Kodra e Dëshmorëve”, për nevoja të hapjes së rrugëve për automjete dhe këmbësorë, gjelbërimit dhe vend-parkingjeve.

EkoHigjiena

Nevzad Isufi (VV) pati vërejtje te klasifikimi i pronave, prandaj, tha ai, ne nuk i japin përkrahje këtij propozimi për këmbim.

Përndryshe, një debat i gjerë u zhvillua rreth çështjes së disa pronave te ish-kampi Montith, të cilat janë shpall interes publik, ku opozita kërkoi që të rihapet debati sa i përket shpronësimit, ndërsa pozita e konsideroi të mbyllur debatin në Kuvend rreth kësaj teme, sepse është diskuar dhe vendosur njëherë për këtë problem.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, tha se nuk është në pyetje mungesa e gatishmërisë për të diskutuar, por pse duhet të përsëritet debati për një çështje ku Kuvendi e ka kryer punën e tij dhe tani i përket ekzekutivit që t`i zhvillojë procedurat tjera dhe në këtë drejtim është duke u punuar.

Komiteti, pas sqarimeve shtesë që i bëri Sali Fazliu, drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër, i dha përkrahje propozimit të Mimoza Kadriut (Nisma) që shefat e grupeve, përkatësisht KPF, së bashku me përfaqësuesit e pronarëve, të organizojnë një takim me kryetarin e Komunës, për të parë se deri ku kanë shkuar procedurat sa i përket shpronësimit.

Takimin e sotëm KPF e ka filluar me shprehjen e keqardhjes, dhembjes dhe ngushëllimeve për rastin e djeshëm tragjik që ndodhi në familjen Bllaca në Gjilan, ku mbetëm pesë të vdekur, me lutjen që raste të tilla të mos ndodhin kurrë më në shoqërinë tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.