DYLON

Kurteshi-Emini: Investimet do t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar nëpër lokalitete

Kurteshi-Emini: Investimet do t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar nëpër lokalitete
Avatar photo Redaksia

Cikli i dëgjimeve buxhetore, të cilin e ka nisur dje Komuna e Gjilanit, ka vazhduar sot në fshatrat Zhegër e Malishevë, ku janë dëgjuar dhe evidentuar kërkesat e qytetarëve, të cilat do të përfshihen në listën e prioriteteve për investime gjatë vitit 2022.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se me në të dyja këto takime, kanë dominuar kërkesat për rrugë, kanalizime, salla sporti, trotuare e parqe, si nevoja më të rëndësishme për këto lokalitete. 

EkoHigjiena

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale si Komunë që investimet t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar, si në fshat, ashtu edhe në qytet, duke iu dhënë përparësi projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e  qytetarëve”, ka thënë Kurteshi-Emini. 

Përndryshe, cikli i dëgjimeve buxhetore vazhdon në lokalitetet tjera, sikurse takime të veçanmta do të mbahen edhe me gra, rini dhe komunitete.

Komuna e Gjilanit nuk projekton asgjë pa konsultime paraprake me qytetarin, i cili i njeh dhe i ndjen më së miri nevojat e lokalitetit ku jeton, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini.

Dëgjimet buxhetore organizohen nga Komiteti për Politikë dhe Financa. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.