DYLON

Kurtaj kompleton mesfushën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit

Kurtaj kompleton mesfushën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club “Gjilani”, ka arritur marrëveshje me futbollistin e lindur në Prishtinë, Gramoz Kurtaj. Ai në skuadrën e Gjilanit, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Gentjan Mezani, duke e kompletuar kësisoj mesfushën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.

“I lindur më 30 Prill 1991, Gramoz Kurtaj, në skuadrën e Gjilanit vie pas eksperiencave në Vietnam ku ishte paraqitur për dy skuadrat nga elita e futbollit vietnamez, fillimisht për skuadrën SHB Da Nang e pastaj edhe për skuadrën, Thanh Hoa FC, nga ku u transferua në skuadrën tonë”, ka bërë me dije SC Gjilani përmes një komunikate.

Më tej thuhet se mesfushori 29 vjeçar i lindur në Prishtinë, karrierën e tijë e nisi me skuadrën e Hertha Berlinit II, për të vijuar edhe në disa skuadra tjera gjermane si ajo e Carl Zeiss Jena, nga ku karrierën e tij e vazhdoi edhe në ligën Çeke, më konkretisht në skuadrën e Banik Most.

EkoHigjiena

Kurtaj, karrierë kishte bërë edhe në Premiership të Skocisë, ku për dy vite ishte paraqitur për skuadrën e Hamilton Academical, ku nga 50 ndeshje të zhvilluara, Kurtaj, nga elita e futbollit skocez u largua me 3 gola të shënuar dhe duke dhuruar 6 asistime për bashkëlojtarët e tijë, gjatë kohës sa kishte milituar në skuadrën Hamilton Academical në Skoci.

Gramoz Kurtaj, i gjatë 1.83 cm dhe luan me të dyja këmbët, pozitën ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofanziv, por futbollisti më i ri në skuadrën e Gjilanit, gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushor qendre, apo i krahut të majt të mesfushës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.