DYLON

Kursi në UK SCHOOL e punëson në Gjermani!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Jetmire Rushiti është njëra nga studentet gjilanase, e cila nuk e ka pranuar idenë se vendi i saj nuk ofron asgjë për perspektivën e të rinjëve.

Si një studente e suksesëshme e ekonomisë në fund të studimeve i vuri vetës qëllim që të mësojë edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës angleze, pra gjuhën gjermane në shkollën e gjuhëve të huaja “UK SCHOOL” në Gjilan.

EkoHigjiena

Jetmirja pas gjashtë muaj mësimi të gjuhës gjermane në shkollën e gjuhëve të huaja “UK SCHOOL“ ka aplikuar në një program “online” për punësimin e studentëve të huaj në Gjermani.

Disa javë me pas punëdhënësit kanë realizuar një tele-intervistë punësimi në “skype” me të, me ç’rast është pranuar për punë në një agjension shërbimesh në Munchen të Gjermanisë ku do të fillojë punën nga korriku i këtij viti.

“Metodologjia me të cilën mësimdhënësit i qasen mësimit të gjuhëve në UK SCHOOL, e cila konsiston në praktikimin përditshëm të gjuhës së huaj, sidomos në të folur, më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në këtë rast”, tregon Rushiti.

Ndrërsa drejtori i shkollës Musa Latifaj shpreh kënqësinë e vecantë për rezultatet që po tregon “UK SCHOOL”. Ai më tej thekson se “rastet sikur ky i Jetmires janë inkurajuese edhe per kandidatët tjerë të cilët aktualisht po e mësojnë gjuhën gjermane në shkollën tonë.

Duhet punë dhe përkushtim i fuqishëm për ngritje profesionale në mënyrë që të përqafojmë të ardhmen pa frikë. Është ky mesazhi i Jetmires për shumë nga moshatarët e saj, të cilët dëshirojnë ti hapin rrugë perspektives së tyre në botë përmes mësimit të gjuhëve të huaja. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.