DYLON

Kurban Bajrami, të shtunën më 4 tetor

Avatar photo Redaksia

“Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

EkoHigjiena

Gjithashtu shtohet se Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:13 e Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi.

“Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 4 tetor 2014, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona. Me fat festa e Kurban –Bajramit!”, përfundohet në njoftimin e BIK-ut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.