DYLON

Kur zërat bëhen një (video)

Kur zërat bëhen një (video)
Avatar photo Redaksia

Kur zërat bëhen një

/Kori Muza, Gjilan/

EkoHigjiena

Krah për krah, u bëmë bashkë për të formuar shiritin rozë — simbolin e forcës në luftën kundër kancerit të gjirit.

Në heshtjen mes nesh, lindën fjalë që duam t’i dëgjojë çdo grua: shpresë, forcë, guxim, besim, buzëqeshje, qëndresë, optimizëm, solidaritet, bashkim dhe fitore.

Sepse ndonjëherë, një fjalë e thënë në kohën e duhur mund të bëhet dritë për dikë.

Le të mos harrojmë veten. Le ta njohim trupin tonë, t’i kushtojmë rëndësi çdo ndryshimi dhe t’i bëjmë kontrollet me kohë.

Zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Sot, zëri ynë është për çdo grua që po përballet me këtë betejë, për ato që e kanë kaluar, për familjet e miqtë që kanë qenë pranë tyre dhe për ato që fatkeqësisht nuk janë më mes nesh.

E kur të gjitha zërat bashkohen, mbetet një fjali që duam t’ia themi secilës prej tyre:

NUK JE VETËM.

JEMI ME TY!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.