(me shkas procesi dhe ngjarjet që do t’I prijnë subjektit politik PD)
/2L ONLINE/ – Duke mos dashur të ulë nivelin e shtjellimit bazuar në qëllimin për pasqyrimin e një analizë bazuar në fakte retrospective dhe pa hyrë në detaje se si u zhvilluan ngjarjet duke filluar që nga përjashtimi I z. Qerkezi dhe kur pas tij erdhi z. Agani në krye të “Partisë së Drejtësisë” si dhe kur pasuan ngjarjet që PD-ja të futet në qeveri duke e udhëhequr ministrinë e shëndetësisë e cila kurrë si dikaster nuk është diskutuar në qarqet e PD-së për udhëheqjen e tij por gjithmonë ministria e arsimit dhe kauza e lëndës dhe mbulesës fetare nëpër shkollat publike e që realisht ishte pjesë e marrëveshjes së PD-së me AKR-në në vitin 2010 që të shkojë zv. Ministër I arsimit njëri nga nënkryetarët e PD-së z. Basha ose z. Ahmeti por rastisi që zv. Ministri I arsimit “të mos I jepet” PD-së por AKR-ja dërgoi kryetarin e degës së saj nga Gjakova zv. Ministër të ambientit që rastisi të ishte familjar me kryetarin e PD-së!
Dyshimet tek xhamia që nuk është kah Kibla derisa hoxha falet shtremb!
Në aspektin retrospektiv që nga viti 2009 kemi më shumë shumë eleminime, rizgjedhje, përjashtime, deformime, nënqmime, abuzime nga PD-ja se sa që kemi implemetim të platformës së saj si pjesë e qverisë për vite të tëra. Kjo politikë përjashtuese dhe jo një mundësi përafrimi të intelektualëve shqiptar me virtyte të shëndosha kombëtaro-fetare, më bënë të jap edhe përfundimin tim për lidershipin e tanishëm se “misioni I lidershipit të tanishëm është demoralizimi I shtresës intelektuale që janë të gatshëm të japin më të mirën e tyre që përmes përmirësimit të mirëqenies në vendin tonë, të ngritin imazhin e intelektualit musliman shqiptar por veprimet e brendshme të PD-së bashkë me aferat e ngritura nga prokuroria e shtetit ndaj lidershipit të PD-së, personalisht nuk po më japin mundësi për një përfundim tjetër sepse veprime më demoralizuese dhe më përbuzëse se këto veprime nuk di se cilat do ti’a tejkalonin këtyre!?”
Pse?
Paj, a ka më të rëndë dhe dëshpëruese se sa ngritja e aktakuzës përfaqësuesit të një subjekti politik I cili thirret “në Zotin me drejtësi” derisa përfiton nga të sëmurët e vendit derisa në anën tjetër nuk mbetet kush pa u shkarkuar e përjashtuar po nga ai subjekt?!
Elektorati I cili realisht bazuar me targetin e PD-së është votuesi me besimin islam dhe nacional shqiptar është njëri nga më të mëdhenjët në vendin tonë, me mbi 90% por që në anën tjetër del se PD-ja si subjekt kurrë nuk ka arritur të votohet më shumë se 3% del se elektorati strukturat e PD-së gjithmonë I ka ndëshkuar pasiqë në njërën anë emri I subjetit “PARTI E DREJTËSISË” dhe motoja “Në emër të Zotit me Drejtësi” dhe në anën tjetër afera, përjashtime, largime, kuvende të jashtëzakonshme më shumë se sa anëtarësime, aktivitete shoqërore dhe humanitare, takime vetëdijesuese përmes tribunave, ligjeratave dhe debateve me qytetarë, nuk mund të themi se elektorati ka qenë I kënaqur dhe që I ka besuar lidershipit të tillë.
Nëse muezini e ndërron zërin, nuk do të thotë se duhet me u përjashtu nga xhamia!
Krejt kjo u bë që dy nënkryetarët e PD-së z. Basha dhe z. Ahmeti të fërkohen dhe që njëri pas tjetrit të largohen nga PD-ja vetë apo si të përjashtuar nga “organet” e partisë. Pra pas eleminimit z. Munir Basha si nënkryetar I PD-së dhe kryetari I degës së Prizrenit si dega promotore e PD-së, bashkë me të përjashtohet edhe kryesia e degës dhe jo siç thuhej në deklaratën e PD-së “dega e PDsë në Prizren!” e që përfundimisht bjen shtylla kryesore por që pason e njejta ngjarje me përjashtimin e z. Ahmetit dhe me të degën e Prishtinës e ndajnë në dysh duke vazhduar me degën e Gjilanit duke mos pasur alibi të përjashtimit apo shkarkimit, thirret kuvend i jashtëzakonshëm i degës në të cilën më insistimin e nivelit qendrorë propozohet edhe kundërkandidati por që pikërisht kuvendi I organizuar nga qendra doli që delegatët përsëri të më votojnë si kryetar të saj por që vendimi I kryesisë së re dhe të 14 nëndegëve të saja morëm vendim që të dalim nga PD-ja për arsye të mos bashkëpunimit të qendrës me kryesinë e re dhe kryetarin e rizgjedhur dhe kështu fatkeqësisht dega e Gjilanit mbeti nën kujdesin e dy zonjave!
Pas strukturave të Prizrenit, Prishtinës dhe Gjilanit I erdhi rradha kryesisë së Pejës në të cilën ishte target dega bashkë me deputetin e saj z. Kelmendin I cili duke qenë deputet I parlamentit, del nga PD-ja dhe themelon një subjekt të ri politik por që dega e PD-së në Pejë vazhdon punën e saj.
Tanimë bazuar në peshën politike dhe autoritare, vlerësoj se nuk ka kush që të përjashtohet përveç se janë tri teori që mund të ulin edhe më shumë nivelin përfaqësues dhe politik të shqiptarëve musliman të Kosovës:
1. Që kuvendi zgjedhor të shkarkoj kryetarin e tanishëm, e që I bie të shkarkohet nga ca minorenë pa ndonjë bagazh akademik apo edhe politik e lëre më diplomatik dhe një kauzë të madhe dhe të shenjtë siç e ka PD-ja të mbetet në ca duar të vockëla që vështirë se do të mund jot a lëvizin përpara por vetëm që t’a mbajnë është një mision tejet I vështirë.
2. Që duke shfrytëzuar miqësitë por edhe mjetet e ndryshme, të ndikohet në KQZ që të mos njihet kuvendi I thirrur nga 2/3 e degëve e që në këtë rast I bie t’I kapë demoralizimi kolektiv I 70% të strukturave të mbetura bashkë me atë kashore elektorat pas vehtes.
3. Që në krye të subjektit dhe xhematit, të ftohet ndonjë I përjashtuar I PD-së apo në variantin më të keq të vendoset një femër në krye të “xhematit” për t’a udhëheq tutje!
Duaja ime për shnet…!
Kauza si ide nuk mund të mposhtet kurrë dhe nga askush por si qëllim për realizimin e idesë pritet momenti, në këtë rast moment politik.
Bazuar në këtë shkak, besoj shumë se kjo është një lojë politike e rradhës por nëse jam gabim, atëherë strukturat e dala nga ky process që vetëm se ka filluar, duhet të rikonfirmohet si lidership legjitim I një procesi transparent I zhvilluar edhe para organeve shtetërore të cilat në fund do t’a certifikojnë atë.
Lidershipi I ri duhet të veprojnë me kreativitet dhe t’I frojnë të gjitha strukturat për të vazhduar rrugëtimin aty ku ka mbetur, por bazuar në bajraktarizmin kronik, nuk besoj se do të ketë ftesë të sinqertë pasiqë egoja individuale e të gjithë të larguarit nga PD-ja e ka bërë që ndëmjet vehte as miqësisht të mos frohen për kafe, e lëre më të mendojnë për një alternativë të përbashkët si mision.
Idealja do të ishte rigrupimi i të gjitha fraksioneve dhe veprimtarëve nën një ombrellë me emrin “Aleancë” e që do të ju mundësonte shumë egoistëve titullin kryetar, nënkryetar, sekretar e anëtar kryesie por kjo dyshoj se nuk ka nga kush të inicohet.
Uroj të jam gabim dhe uroj që KQZ të konfirmoj lidershipin e ri dhe kredibil, përndryshe kështu siç është, nuk duhet t’I mbetet merak askujt që të jetë pjesë e një ekipi që nga frika dhe egoja individuale të din vetëm të përjashtojë./2L ONLINE/