DYLON

Kur qeveria zapton shtetin, qytetari obligohet që ta çlirojë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, AAK-së dhe NISMA-s, u takuan sot për t’i koordinuar aktivitetet për protestën e nesërme që do të fillojë në ora 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kërkesat e kësaj proteste paqësore janë në përputhje me vullnetin dhe interesin e qytetarëve. Janë kërkesa që janë parashtruar nga vetë qytetarët, përmes peticioneve edhe angazhimeve të tjera të qytetarëve në politikë. Këto kërkesa janë të drejta dhe lehtë të realizueshme.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare dënuan gjuhën kërcënuese që po përdorë koalicioni qeverisës ndaj protestës që do të mbahet kundër kapjes së shtetit, gjuhë kjo përmes së cilës, ashtu siç e kanë kapur shtetin, po tentojnë ta kapin edhe lirinë e qytetarit.

Për këtë zaptim të shtetit nuk po flasim vetëm ne si subjekte opozitare, por të gjithë qytetarët e Kosovës, madje edhe vetë Kryeministri, i cili përveç se nuk po bën asgjë për ta hequr këtë zaptim, është vendosur si mburojë e këtij zaptimi. Kur vetë Qeveria e zapton shtetin dhe nuk lejon që shteti të funksionojë në bazë të interesave të qytetarëve, atëherë është obligim i qytetarëve që të angazhohen politikisht për ta çliruar shtetin nga zaptimi. Këtë e thotë edhe vetë slogani i protestës – “Kundër kapjes së shtetit”.

Atëherë, i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, që nesër, më 18 prill, të bashkohen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga në ora 14:00 nis marshi i kësaj proteste gjithëpopullore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.