DYLON

Kur përdorni antibiotikë, pini më shumë jogurt

Avatar photo Redaksia

Konsumimi i shtuar i jogurtit gjatë terapisë me antibiotikë, mbron nga efektet anësore të këtyre barnave. Gjatë përdorimit të antibiotikëve, te shumë njerëz paraqitet diarreja. Arsyeja është se antibiotikët përveç që shkatërrojnë bakteret e dëmshme, shkatërrojnë edhe bakteret “e mira”, të cilat janë pjesë përbërëse e florës së zorrëve dhe të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit.

Shumë studime të kësaj fushe, edhe një i realizuar nga studiuesit amerikanë, ka vërtetuar efektin e jogurtit në paraqitjen e diarresë, e cila shkaktohet nga përdorimi i antibiotikëve.

EkoHigjiena

Nga 200 personat e përfshirë në studim, ata të cilët kishin përdorë jogurt gjatë terapisë me antibiotikë kishin pasur 50 për qind më pak gjasa për të pasur diarre, krahasuar me grupin që nuk ka përdorë jogurt. Jogurti është i pasur me probiotikë duke ndihmuar kështu mbijetesën e baktereve të mira në zorrë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.