(2L ONLINE) – Demokracia na lejon qe secili prej nesh te shpreh opinionet personale dhe mendimet individuale edhe pse nganjëherë ato ndërlidhen me akuza e trillime shumë herë të pabazuara e të paargumentuara për publikun.
Nga: Valentina Bunajku-Rexhepi
Dhe kur dikujt ndoshta nuk i ka mbet vend diku tjetër atëherë gjen lëmoshë nëpër disa portale fantome apo edhe në rrjete sociale ti plasoje ato. Po ku tjetër? Akuzon pushtetin në Gjilan, por harron rezultatin brilant të fitorës së LDK-së, përmend premtimet në fushatë sikur ne nuk i dimë, ndërsa harron se vetëm 8 muaj kemi me udhëheqjen komunale. Tjetri akuzon për dalje të kontrollit të punës së kuvendit, thirret ne joprofesionalizëm e papërvojë të kryesueses së kuvendit komunal, madje e akuzon se i paska gënjyer gratë e femrat Gjilanase me vende pune … sepse pikërisht kështu paska qenë kandidatja me e votuar dhe qenka bërë aq merak për zgjedhjet e ardhshme në të cilat mund të zhgënjehemi!!!
Paradoks i llojit të vet, cinizëm i thjeshtë e shpifje pa kripë… çka t’i them tjetër? Pos t’i përgjigjem shkurt e shqip.
O burra me “emër”,po harroni se në garë keni pësuar debakël, e keni njollosur edhe emrin tuaj, ndërsa puna e kryetarit Haziri ecën sigurt ashtu si edhe e kuvendit komunal, falë bashkëpunimit të mirë të të gjithë këshilltarëve pa dallim, përkundër disa ndërskamcave dhe kundërshtimeve partiake rrjedhimisht normale, përvoja përfitohet me kohë ajo nuk dhurohet edhe pse fatkeqësisht dikujt nuk mund t’i ofrohet kjo mundësi (verdikt i qytetarit), profesionalizmi arrihet me punë të sinqertë (mos harroni se kryesuesja e KK te qytetit tuaj udhëheq me asociacionin e kryesuesve te komunave te Kosovës), madje me shume sukses.
Si kandidatja më e votuar në Gjilan, ju siguroj se asnjë femre nuk i është premtuar punë, por përkrahje, askujt privilegje por mbështetje të drejtë dhe korrekte, ato gjeten hapësirën e mjaftueshme të kryetarit Haziri dhe nga unë personalisht, e ku si një forcë e përbashkët kontribuuam në fitoren e madhe të LDK-së.
Po harroni se na qeverinë e kaluar komunale relacioni kryetar-kryesues ka qene shume pak funksional, ish kryetari që në start të mandatit ka pas probleme me drejtore përkatës të imponuar. Ne jemi zotuar që të punojmë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, do angazhohemi denjësisht në kryerjen e obligimeve tona, do të mundohemi që pa dallime të ofrojmë mundësi për një jetë më të mirë dhe për këtë jemi të hapur si asnjëherë më parë. Qytetarët kanë mundësi të drejtohen në komunë për problemet e tyre pa dallim sepse ne jemi aty për ju… /2L ONLINE/
Valentina Bunjaku Rexhepi
Kryesuese e KK-Gjilan