DYLON

Kur i ¬“keshmi” t’kesh

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kjo thënie e vjetër popullore është përgjigjja ndaj atyre demagogëve që gojën e ka plotë akuza ndaj liderëve, luftëtarëve, prijësve fetarë. Të shkruash dhe të flasësh për liderët e sidomos partitë islame në Kosovë duhet që pikësëpari të njohësh këta liderë edhe misionin tyre që bartin ata.

Është e lehtë të flasësh sepse “gjuha thonë asht prej mishi “ mirëpo “t’ia qëllosh është e vështirë”.  Mund të kesh plotë urrejtje dhe ajo do të pengoj që të cilësoje dikë që si i paguar, spiun, ekstremistë e xhihadistë. Është bërë trend që ta sulmojë islamin dhe ata që e praktikojnë atë.

EkoHigjiena

Kur këta që i thonë vetit se jemi kundër çdo diskriminimi fetar, e po këta tash dalin kundër asaj që e thonë. Kjo i bie se” çka thom un bon, e çka baj un mos bo”. Të kesh gojën plotë zjarr kundër një etniteti që i “përket” edhe  vet, mendoj se s’do koment.

Kush të pengoj që ta zhvillosh vendin ty që tash merresh me ne, a ishim ne ata që u votuam apo ju, si nuk po e përmendeni këtë?. A mos thua se ju laikët donit me heshtur ne, kundër hajnive tuaja, mos zhvillimit të mirëqenies sociale, këtë e deshët ju, që ne mos flasim?

Jo zotëri gjërat kanë ndryshuar pikërisht kur ju menduar se ende keni forcën e faraonëve shqiptarë. E juaja është që mos të merreni me fenë dhe liderët e tij.

Artan JAKUPI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.