Kur dorëheqjet dhe kalimet në subjektet tjera kanë të bëjnë me interesa të ngushta personale!

Kur dorëheqjet dhe kalimet në subjektet tjera kanë të bëjnë me interesa të ngushta personale!

Me iu qasë politikës në Kosovë kush thotë se është e lehtë, gabon shumë, por nëse i qasesh duhet një anë të jesh i vendosur e në anën tjetër duhet të jesh edhe i guximshëm.

Shkruan: Ibish Ibishi

kadrizeka e sponzorizuar

Zhvillimet sidomos të fundit nëpër disa organizata politike, në opinion po reflekton më shumë si zhgënjim të njerëzve sidomos të atyre që në faza të ndryshme nuk i arrijnë qëllimet e tyre personale pavarësisht kontributit si dhe angazhimit, në subjekt edhe pse kontributi mund të jetë shumë i madh një gjë duhet të jetë e qartë se jo të gjithë që japin kontribut maksimal mund të jenë edhe përfitues të menjëhershëm (aty për aty). Pikërisht kjo që thash lenë të kuptohet se organizata politike nga individë me motive të ulëta, orvatjet e tyre i përqendrojnë më shumë për të realizua interesa të caktuara personale se sa në zhvillim, rritje dhe forcim të subjektit.

Ditëve të fundit dorëheqjet kanë qenë aktuale si dhe toplajme, personalisht mendoj se njerëzit kanë të drejtë të dorëhiqen sepse fundja është vullnet personal, por jam ithtar i asaj qe ata të cilët subjekti i ka privilegjua në faza të caktuara, kanë përfitua, kanë shfrytëzua pozita, nën çadër të atij subjekti arrijnë në pozitë vendimmarrëse dhe për motive të ulëta, interes personal apo klanor dorëhiqen apo edhe ndërrojnë subjektin, këta njerëz për shoqëri janë të dëmshëm sepse në momente të caktuara janë në gjendje të tradhtojnë për interes personal, këto raste mendoj se duhet të jenë të dënueshme, dhe personave të tillë organet zgjedhore nuk duhet t’u lejojnë që aktivitetin e tij politik ta zhvillojnë në subjekt tjetër, përveç si i pavarur.

Raste të tilla kemi shumë në politikën e sotshme prandaj kur i dimë edhe mangësitë e tjera që ka ligji për zgjedhjet mendoj se shumë shpejt duhet të intervenohet në ligj, të eliminohen gjitha mangësitë, të plotësohet me ato çka i mungojnë por edhe të parashihen edhe sanksione për gjitha rastet veprimet e individëve që dëmtojnë organizatat politike sidomos në rastet kur kontributi në subjekt dhe veprimi nuk e arsyeton qëllimin.

Duhet të kemi parasysh se angazhimin në subjekt duhet kuptua si luftë të gjatë e kurrsesi si një betejë, ata të cilët e kuptojnë si një betejë, të tillët që në humbjen e betejës së parë dorëzohen.

Në organizatat tona politike ka shumë prej atyre që në fazë të caktuar i bashkohen organizatës vetëm e vetëm për të arrit në cakun e vënë para vetes dhe nëse këtë nuk e realizon, pavarësisht angazhimit edhe pse të tillët nuk japin ndonjë kontribut të madh, pasi që të përfundon ajo fazë të tillët nuk duken më në organizatë dhe në moment të caktuar paraqitet në opinion dhe deklarohet se japin dorëheqje nga ai subjekt duke hedh akuza prej më të ndryshmeve, vetëm se sa veprimi i tij të bëhet pak më interesante për opinion edhe pse opinioni shumë pak ka informata rreth angazhimit apo kontributit të tij apo ndoshta nuk është fare i njohur për opinion!

Këtë e shoh si mësim nga i cili duhet të mësojmë se ata të cilët janë pjesë e subjektit e që nuk angazhohen në vazhdimësi, por edhe ata të cilët i bashkohen subjektit në faza të caktuara, vetëm sa për të arritur qëllimet e tyre, as nuk duhet të privilegjohen e as të kenë role në subjekt, mendoj se këto janë gabime si pasojë e të cilave rritet zhgënjimi te njerëzit të cilët angazhohen në vazhdimësi!

Për veprime të tilla të kësaj kategorie njerëzish, por edhe të atyre që kanë fitua ndonjë pozitë në institucion shtetëror mendoj se organizata në status të saj duhet të parasheh marrje të ndonjë mase, sidomos ndaj atyre te të cilët veprimin apo vendimin e tyre nuk e arsyeton as angazhimi e as kontributi ne organizatën nga e cila vendosë të largohet.

Vendimin për t’u largu nga një organizatë politike mund ta arsyetoj vetëm angazhimi maksimal si dhe kontributi i madh i dhënë në organizatë e i cili nuk vlerësohet apo edhe injororohet ne raste të caktuara, kjo paksa e zbehë vazhdimin e angazhimit në subjekt dhe në momente të caktuara mund të vije edhe te dorëheqja.

Dorëheqje apo edhe kalimi në subjekt tjetër bashkëpartiakë e mi para organeve të partisë nuk kanë paraqitur as gojarisht e as me shkrim, mendoj se veprimet e tilla tregojnë nivel të ultë edhe në politikë edhe njerëzor, ne jemi informua përmes rrjeteve sociale si dhe nga portalet lokale. Vendimin e tyre nuk e arsyeton në asnjë mënyrë as angazhimi e as kontributi, por e gjithë kjo ka të bëjë për interesa të ngushta personale dhe familjare të cilat mendojnë që t’i realizojnë përmes pazareve të tyre në të cilin pazar involvohen edhe individë të cilët udhëheqin dikaster shtetëror e të cilët kontrabandojnë vend pune me anëtar të kuvendit i cili i bashkohet subjektit të tij.

Në këtë rast kurrsesi qëllimin nuk e arsyeton vendimi i anëtarit të kuvendit i cili lojën e ka bërë në ekip tjetër dhe falë ekipit që i ka mundësua të bëhet pjesë e asaj loje dhe falë kuotës që po u mundëson individëve me pak angazhim e kontribut të bëhen pjesë e kuvendit, e që për motive të ulët bënë pazar dhe i bashkohet subjektit tjetër.

Kjo nuk mund te vlerësohet ndryshe përveç një thikë mas shpine njerëzve që u kanë dhënë mundësi të garoni në zgjedhje apo edhe tradhti për motive të ulëta. Deri sot askënd nuk e ka vra turpi (marrja) dhe ashtu i turpëruar, kokulur detyrohesh të jetosh tanë jetën!

Thuhet se nga gabimet gjithmonë diçka mëson, këtë besoj se e dinë i gjithë opinioni!

/autori është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e AAK-së/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE