Duke parë ankesat e shumta të kandidatëve për vjedhjen e votave nga komisionerët e partisë, e mora mundin të shkruaj për këtë maskarallëk në cilësinë e viktimës.
Shkruan: MURAT MUSTAFA
Sistemi zgjedhor i tanishëm është që nga zgjedhjet e para të organizuara nga UNMIK-u.
Ky sistem zgjedhor duhet të ndryshohet dhe të bëhet një reformë zgjedhore e mirëfilltë.
Si duhet të jetë reforma, iu takon ekspertëve për të gjetur më të mirën e mundshme.
Le të jetë çfarëdo reforme, e sigurisht që do të jetë më e mirë se kjo e tanishmja.
Unë po i ceki dy çështje, ku duhet të ketë ndryshime gjithsesi.
1. Kosova duhet t’i ketë 7 zona zgjedhore, pra në shtatë qendra të mëdha të Republikës së Kosovës.
2. Komisionerët s’duhet t’i përzgjedhin partitë politike.
Konsideroj të padrejtë, që një deputet/e nga një komunë tjetër t’i merr 1000-2000 vota në komunën ku nuk është rezident.
Ndërsa, kur të vije në shprehje Komuna për të investuar ai/ajo, investimet i përqendron në Komunën nga vie ai/ajo.
Deputet/e zgjedhën të dëgjueshmit dhe të “fortit” e shefit të partisë!
Kandidohen për deputet/e kandidatët, që iu nënshtrohen shefave duke ua bërë aminin çka do t’u thotë shefi, (në stilin, të kryer e ke, asnjë fjalë nuk e flas, veç propozomëni.)
Si po zgjedhën fytyrat e njëjta të deputetëve nga partitë politike?
Ky “bossi” (nga komuna tjetër) në qytetin tuaj formon shtabin e tij me fond prej 5000-10000 euro. Me këto të holla paguhen individ për sigurimin e votave!
Ju kujtohet, që shumë deputet nga qytetet tjera të Republikës së Kosovës, kanë marrë vota prej 2000-4000 vota(në qytetin e Gjilanit kjo dukuri ndodh në çdo palë zgjedhje edhe në këto të fundit ndodhi), kjo është mënyra, që marrin vota kaq shumë lloji i këtyre deputetëve.
Pse të votohet një kandidatë që s’vjen nga qyteti yt?
Siç thonë: Më mirë balta jote se mjalti i huaj! Mirëpo, lideri i partisë nga komuna thërret kandidatët për deputet nga komunat tjera me pazarllëkun, që në rast nevoje ata/ato t’ua kthejnë votat në zgjedhjet e radhës, ashtu që lideri komunal të dalë më i votuari!
Komisionerët nuk duhet të përzgjidhen nga partitë politike, sepse një pjesë e tyre janë vartës të këtyre deputetëve, që i ceka më lartë.
Këta “boss”-a lëshohen në teren, konkretisht në degët e partisë së tij, ku paguan 20-30 komisoner!
Pra, këta komisioner e kanë për detyrë për t’ua sigurua 20 -30 vota, çka të munden me nxjerr më shumë janë të mirëseardhura.
Këta komisioner nga 30 vota m’i sigurua është e barabartë me 900 vota, plus 1000 apo 2000 vota prej individëve nga fondi 5000-1000-eurosh e rezultati në fund është 2000-4000 vota për X (iks) deputetin!
Shumë prej jush pyetni si bëhet kjo punë?
Pas çdo zgjedhje shumë kandidatë ankohen për vjedhjen e votave, siç po ndodh edhe në këto zgjedhje.
Ky maskarallëk ndodh kur fillojnë t’i numërojnë partitë, votat e kandidatëve të tyre. Komisioneri i X (iks) partisë i merr fletëvotimet e partisë së tij dhe fillon t’i numëron.
“Ky i Dragashit i paska 4 vota merrja qitja “Boss-t” , ku e din ky që në “X” qytetin i ka marr 4 vota”.
Harrojnë që Kosova është e vogël dhe gati në çdo qytet e kemi nga një të afërm. Prandaj, po “avullohet” vota e bashkëshortit/es.
Maskarada tjetër ndodh në Fushë Kosovë, veçse këtu me lejen e partisë.
Për shkak kësaj maskarade, shumë individ të sinqertë që duan të ndihmojnë, zhgënjehen për fajin e komisonerëve të pistë, pastaj tërhiqen dhe nuk marrin pjesë më në kandidim qoftë për këshilltar komunal apo deputetë.
Me këtë mendësi politike ka pak gjasa të ndodh ndonjë ndryshim sa i përket reformës zgjedhore!
Cili lider apo zyrtarë partie pranon t’ju hiqen këto privilegje, që ka me këtë sistem zgjedhor?!
Asnjë!
*Shënim: Këto që i ceka në lidhje me komisionerët, s’do të thotë që të gjithë komisionerët bëjnë këso pazare. Ka komisioner/e, që e kryen detyrën me përgjegjësi të plotë.
Këto që ceka janë fakte që edhe unë isha viktima e maskaradës së njëjtë, ku e pësova edhe unë në nivel lokal. Për marifetin e komisionerëve të pistë u deklarua edhe Kryetarja e KQZ-së.
Uroj të vetëdijësohemi sa më shpejt dhe dukuritë e akterët t’i thërrasim me emër e mbiemër!