Dita e tretë dhe përmbyllëse e Manifestimit poetik, “Shpalime pranë vere”
“KUR DIELLI LIND NË BEBËZA” – DASHURIA SHKRIHET DHE NË ART
Dita e tretë dhe përmbyllëse e Manifestimit poetik, “Shpalime pranë vere” ( me synimin që të bëhet tradicional) iu përkushtua librit të parë të poetes Zanë Mali, me titull KUR DIELLI LIND NË BEBËZA.
Në ambientin shumë mbresëlën të restaurantit të Franklin Ramajt, “Frenk- House”, që ndodhet përgjatë rrugës Viti – Letnicë, ku u mbajtë veprimtaria e tretë letrare e këtij Manifestimit, i cili nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, u ideua dhe u organizua në nderim të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, për librin e parë poetik të Zanë Malit i cili u editua në fillim të këtij muaji nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, vlerësimet e tyre i paraqitën, Etleva Tafa, poete e shquar nga Tirana, Emin Azemi, poet, studiues e publiicist i mirënjohur nga Shkupi si dhe redaktori i librit, Anton Nikë Berisha, studiues i rryer i letërsisë dhe njëri nga romansierët më të njohur shqiptar.
Ishte konkluzion i përbashkët i të tre vlerëssuesve se poetja e re Zanë Mali hapëron në fushën e poezisë – letërsisë, aq bindshëm sa që nuk le fare përshtypjen se ky është vetëm libri i saj i parë. Por, teksti poetik brenda kopertinave të librit, dëshmon një pjekuri të mirëfilltë krijuese si dhe një poetencë poetike që domosdo të detyron për ta theksuar, E kjo nis që nga titulli, bartet te poezia e parë e deri në atë të fundit dhe të bind se, “kur dielli lind në bebëza”, përnjëmend dashuri shkrihet edhe në art.
Autorja e këtij libri, Zanë Mali, në fjalën e saj, përpos falënderimeve për familjen dhe për gjithë të tjerët që ju gjendën panë dhe e nxitën në këtë rrugëtim poetik, shtoi se dashuria ime e vërtetë është poezia, prandaj edhe kam vendosur t’i përkushtohem, sepse ajo ma gebaton ëndrrën e jetës sime.
Ndërsa, në emër të Ars Clubit dhe Shtëpisë botuese “Beqir Musliu, me një fjalë rreth këtij Manifestimi trediitor si dhe shpalimeve të tre librave të rinj që dosido begatojnë botën tonë shpirtërore si dhe bibliotekat e letërsinë tonë, neve nderuam kontributin e të gjithë atyre që u flijuan, u angazhuan dhe i sollën Kosovës këto vite të lira, përmes të cilave ne kemi mundësinë në të gjitha sferat e jetës, të punojmë e veprojmë që atdheu ynë të arrijë atje ku realisht e ka vendit.
Veprimtaria e tretë radhazi e këtij Manifestimi e që njëkësisht edhe përmbylli këtë Manifestim, u drejtua nga poetja Kaltrinë Berisha, u shqua edhe me interpretime të bukura të poezive të këtij libri, nisur nga vogëlushja simpatike Amelia Shabani, piktori i njohur gjilanas, Zejnullah Zejnullahu e poetja e re nga Shkupi, Jasemin Mustafa, po edhe me pika muzikore nga Arsim Bislimi . /2LONLINE/
Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan