Femi HALIMI
/2L ONLINE/ – Në Turnirin Përkujtimor të Boksit “R. Kurtalani” në Gjilan, mbajtur më 10. 09. 2016 dhe në Turnirin tjetër në Drenas m17. 09, -në përkujtim të heroit të Popullit Rasim Kiqinës më vonë, -dy boksierë të Klubit të boksit gjilanas shënuan rezultate të lakmueshme. Për më tepër boksieri i tretë Violant Sylejmani as pati konkurencë në kategorinë e tij dhe fitoi pa konkurencë.
Kështu në kategorinë deri në 54 kilogram, Erdonis Maliqi 15 vjeçar u shpall Boksieri më i Mirë i të dy Turnireve!Njëherit boksieri tjetër, Albin Sejdiu u shpall boksieri më luftarak dhe mori Kupën për Boksier të turnirit në Drenas.
Për këto suksese të boksierëve tanë, meritat janë edhe të trenerëve të Klubit të Boksit, Nazim Halilit e Musli Zymberit.Këta dy trenerë, me punë e angazhim për kohë të gjatë kanë bërë një klub të shkëlqyeshëm të boksit, më të suksesshmin tani në Kosovë!
Gjithë këto suksese këta dy entuziastë i arritën nga dashuria për boksin dhe profesionin jetësor, duke mos pasur për këtë as vende të puznës të rregulluar me ligj, e duke mos pasur pagesë të rregullt mujore, siç duhet të jetë.
Për punën e tyre nuk shpaguhen dhe askush nuk bartë të drejtat e tyre si duhet, pos se me do ndihma të pakta në dorë kur mbahen turnire, e kur ofrohen pak euro sa për të thënë.
Erdonis Maliqi tani do të përfaqësojë boksin kosovar në Bullgari më 28. 09 në Turnirin e Madh Ndërkombëtar të cilin e organizon tradicionalisht AIBA, -Federata Europiane e Boksit Amator.
Erdonisi tani është i renduar i pesti në Europë në boksin amator për kategori të vet, për grupmoshat e reja. Pjesëmarrja e tij por varet nga mundësitë dhe fati se a do të gjejnë trenerët ndihmë e përkrahje nga komuna a nga donatorë të rastit, nga afaristët vullnetarë!
Si gjithherë, edhe këtë radhë dy trenerët kanë shpresë se do t’ ia dalin disi, e të bëjnë mundësinë për t dërguar talentin e ri Erdonisin në këtë turnir me nam. Në këtë duhet të përmendet se për shkak të mundësiv3 kësisoji, edhe pjesëmarrja e boksierëve tanë është kështu e kufizuar dhe e varur nga donacionet e ndihmat, se sikur të ishte e rregulluar me ligj dhe me siguri financimi e përkrahjeje nga komuna e shteti, si edhe duhet të jetë, klubi ynë do të dërgonte në turnire boksi thuajase të gjithë boksierët, e të gjitha kategorive, e edhe më shumë. /2L OLNLINE/