DYLON

Kuponët fiskalë tani dorëzohen me postë

Avatar photo Redaksia

Drejtori i Postës së Kosovës (PK), Sejdi Hoxha, dhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, kanë nënshkruar një marrëveshje në bazë të së cilës tani e tutje zarfet e qytetarëve me kuponë fiskalë mund të dorëzohen në mbi 140 zyra postare të Postës së Kosovës.
“Deri më tash zarfet janë dorëzuar vetëm në shtatë zyra/regjione të ATK-së. Asnjë qytetar nuk do të ketë nevojë të pres në radhë për dorëzimin e kuponëve fiskalë për rimbursim, sepse zyrat tona janë të hapura edhe vikendeve, shumica e tyre nga ora 08:00 deri në orën 21:00. Asnjë qytetar nuk do të shpenzojë për udhëtim ose do të shpenzojë shumë pak për udhëtim deri te zyra më e afërt postare. Kjo marrëveshje hyn në kuadër të prioritetit tonë për shërbime sa më afër qytetarit, sa më të shpejta dhe shërbime sa më të lira. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ekspertët e Postës dhe të ATK-së që e kanë implementuar këtë projekt të rëndësishëm”, ka shkruar Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

EkoHigjiena