DYLON

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale
Avatar photo Redaksia

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ku takohen: Dukagjini – Ballkani dhe Ferizaj – Llapi, skuadra këto që mëtojnë finalen e madhe.

Kur jemi te takimi Dukagjini – Ballkani, kujtojmë se skuadra nga Klina kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 3:0, andaj mund të thuhet se është një hap më afër finales, gjithsesi përball ka një Ballkan të fuqishëm, andaj asgjë nuk është e pamundur.

EkoHigjiena

Ndeshja tjetër gjysmëfinale luhet mes Ferizajt dhe Llapit, e ku në ndeshje ne parë ferizajasit e fituan me rezultat 2:1, dhe mund të thuhet se kanë një përparësi të vogël, por edhe këtu loja është e hapur.

Se kush do të jenë dy finalistët e Kupës së Kosovës, që do të luftojnë për këtë trofe, do të mësohet pas përfundimit të këtyre dy ballafaqimeve që  nisin nga ora 15:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.