DYLON

Kupa e Kosovës: Drita në çerekfinale pas penalltive, Gjilani eliminohet

Kupa e Kosovës: Drita në çerekfinale pas penalltive, Gjilani eliminohet
Avatar photo Redaksia

FC Drita, fal efikasitetit në ekzekutimin e penalltive, ka kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës, derisa skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani është eliminuar nga kjo garë.

Përndryshe, sot në orar u zhvilluan katër ndeshjet e para të në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Drita ka mundur Dukagjinin, Gjilani është mposhtur nga Vëllaznimi, Llapi fitoi ndaj Vushtrrisë, e Dinamo humbi nga Malisheva.

EkoHigjiena

Drita – Dukagjini 0:0, 5:4 pas penalltive
Vëllaznimi – Gjilani 2:1
Dinamo – Malisheva 0:2
Llapi – Vushtrria 2:0

Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Suharekës, derisa dy ndeshjet e fundit të këtij rrethi luhen nesër.

17:00 – Prishtina-Suhareka

E enjte, 13.02.2025
12:30 Feronikeli 74-Prishtina e Re
12:30 Ferizaj-Rilindja 1974

Përndryshe, të martën ishte zhvilluar ndeshja: Trepça-Drenica 0:0, 2:4 pas penalltive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.