DYLON

Kungulleshkat të mira si pastruese për organizmin

Avatar photo Redaksia

Kungulleshka është një armë e fortë në profilaksinë e disa llojeve të tumorit. Për 10 vjet me radhë në Florida janë realizuar studime epidemiologjike në mbi 15 000 persona, të cilëve iu kërkua të bashkëpunonin duke ngrënë sasi të mëdha kungulleshkash.

Pas 10 vitesh u pa se hasja e tumorit në mushkëri tek duhanpirësit ishte me e ulet ne 30 % në krahasim me rastet e tjera në vend, kungulleshkat janë perime që kanë pak kalori dhe karbohidrate (sheqerna), për këtë motiv janë shumë të përdorura në dieta dhe të këshilluara për diabetikët.

EkoHigjiena

Është shumë e pasur me ujë (93% ujë për 100g kunguj), përmban kripëra minerale (potas, hekur, fosfor, kalcium, zolf) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamine C).

Është një nga perimet që stomaku tret shumë shpejt dhe ideale është të gatuhet me avull (në këtë mënyrë nuk humb kripërat minerale).

Kungulleshkat kanë fuqi të lart pastruese për organizmin (nga toksina të ndryshme).Është e këshillueshme personave që kanë probleme me kapsllëkun (në këtë rast kungulleshkat duhen gatuar me gjithë lëkurë e cila është e pasur me fibra), celulitin dhe personave që vuajnë nga veshkat (gurë apo ciste).

Kungulleshka është një nga perimet që gjen përdorime të shumta në kuzhinat tona. Mund të gatuhen të skuqura, në furrë (të mbushura), në supa me perime të tjera, ose në fërgesat e vezëve.