DYLON

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e  demokracisë

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e  demokracisë
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe sistemit demokratik është  i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin, madje edhe për vetë ata që për interesat e tyre të momentit, janë gati të përmbysin çdo gjë me vlerë në këtë vend. Prandaj është përpjekje që do të dështoj.

EkoHigjiena

Në tri palë zgjedhjet e fundit në Kosovë, votuesit e Republikës së Kosovës, besimin për udhëheqjen e vendit ia kanë dhënë Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, është vërejtur mungesa e vullnetit të partive parlamentare që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, me shpresën e secilës prej tyre se në  zgjedhje e reja do të fitonin më shumë vota.

Në zgjedhje e reja të përkohshme parlamentare që ndodhën me 28 dhjetor të vitit 2025, Lëvizja Vetëvendosje përsëri u rangu e para.  Pas konstituimit të Kuvendin dhe  Qeverisë, nuk u arrit marrëveshja  për zgjedhjen e presidentit  edhe pse të gjithë kërkonin një kandidat koncensual, opozitarët nuk propozuan asnjë kandidat edhe pse Vetëvendosja kërkoj tri propozime nga opozita, ata (opozita) as nuk propozuan dhe as nuk e votuan njërën nga kandidatet e propozuar  nga Vetëvendosja, kështu vendi, për herë të dytë, pa nevojë, shkoi në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në këto zgjedhjet  të treta parlamentare, brenda 16 muajve, në të cilat rreth 20% e votuesve, të pakënaqur me sjelljet e partive në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit 2025, nuk doli në zgjedhje, por shumica e atyre që dolën votën përsëri ia dhanë Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj.

Tani kur për herë të tret votuesit qeverisjen e vendit ja besuan Lëvizjes Vetëvendosje. Refuzimi i pranimit të vullnetin të shumicës së votuesve, të shprehur në zgjedhje, është i pakuptimtë. Prolongimi i pranimit të vullnetit të qytetarëve vetëm sa e dëmton vendin por as prolonguesve nuk ju sjell asgjë të mirë.

Derisa në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit 2025 partitë e fajësonin njëra tjetrën  për mos arritjen e marrëveshjes për president, pas zgjedhjeve të qershorit 2026 situata u qartësua.

Këtë herë Vetëvendosja arriti të merret vesh me LDK-në për një kandidat të përbashkët, të propozuar nga LDK-ja. Edhe pse për kandidatin e propozuar nuk pati vërejtje nga asnjë parti, gjashtë deputet të LDK-së, dhe dy partitë tjera opozitare, deklaruan se nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar.

Këtë herë, refuzuesit u deklaruan hapur se këtë po e bëjnë me qëllim të  pamundësimi të fituesit të zgjedhjeve ta udhëheq vendin.

Angazhimi për pengimin e partisë që e ka marrë përkrahjen e shumicës së votuesve në zgjedhjet të lira është përpjekje për ta penguar vullnetin e popullit të shprehur tri herë  brenda 16 muajve, përmes votimit të lirë dhe demokratik, kjo në të vërtetë është përpjekje e hapur për ndryshim të sistemit demokratik.

Kur kësaj ia shtojmë edhe deklaratat e disa  eksponentëve të caktuar të  opozitës  se partin në pushtet duhet rrëzuar me dhunë, kjo pastaj qartëson plotësisht angazhimin  për përmbysje të demokracisë dhe instalimin e diktaturës.

Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe sistemit demokratik është  i dëmshëm dhe i rrezikshëm  për vendin, madje edhe për vetë ata që për interesat e tyre të momentit, janë gati të përmbysin çdo gjë me vlerë në këtë vend. Është përpjekje që do të dështoj. /2LONLINE/

           

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.