Kundërpërgjigjet Rashiti: E quan shefin e kabinetit të kryetarit “praktikant”!
(2L ONLINE) – Ndaj deklarimeve të Këshilltarit të PDK-së Riad Rashitit se PDK, Dega në Gjilan do të kërkojë hetime nga prokuroria për komunën e Gjilanit, lidhur me atë se po i shkel të gjitha procedurat, rregulloret dhe ligjet e Republikës së Kosovës për shumë çështje që kanë të bëjnë me aktivitetet e ndryshme institucionale në komunë. (shih shkrimin PDK-kërkon hetime nga prokuroria për komunën e Gjilanit), kishte reaguar shefi i kabineti të kryetarit Arbër ismajli (shih shkrimin Po me varrezat ç’patët?) por se kjo ka nxitur kundëreagimin e Rashtit, i cili nuk përton madje ta quaj “Ismajlin “praktikant’ i komunës, i cili në reagimi ne tij vetëm se e ka pranuar të vërtetën e pohuar nga PDK.
Në këtë kundër reagim, Rashiti i PDK-së ka thënë se është për tu vlerësuar sinqeriteti i “praktikantit” të komunës së Gjilanit, në reagimin lidhur me keqpërdorimet e paraqitura në publik, të bëra nga zyra e prokurimit, e me lejen e kryetarit të komunës. Ai, e ka pranuar plotësisht të vërtetën, për të cilën ne kemi ngritur shqetësimin tonë si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve (e jo në cilësinë e praktikantëve), për shkeljet procedurale dhe ligjore, andaj edhe kemi kërkuar fillimin e hetimeve nga prokuria e Gjilanit, lidhur me projektin e realizuar pa asnjë procedurë ligjore. Pranimi i këtij fakti nga ana e tij, shpresoj shumë se do ti shërbejë punës së hetuesisë në Gjilan.
“Ndërsa sa i përket tentimit për të keqpërdorur shprehjet emocionale nga ana e “praktikantit” të komunës (në mungesë të zëdhënësit), ne e kuptojmë papërvojën e tij profesionale dhe arsimore , por edhe atë politike. Duke pasur parasysh të lartëcekurat, unë po mundohem ta kuptojë edhe një pjesë të reagimit të “nekrofilit” të komunës së Gjilanit, sepse përndryshe do ta quaja të turpshme, kur ka pyetur “çfarë patët me varrezat” dhe kur thotë se po i pengojnë edhe eshtrat e familjarëve tanë”, shprehet Rashiti, për ët shtuar se “Këtë shprehje do ta quaja një ligësi të llojit të vet, sepse ne në asnjë moment nuk kemi thenë pse po investohet aty, sepse edhe ne në qeverisjen tonë kemi investuar dy projekte në varrezat e qytetit të Gjilanit. Kemi bashkëpunuar ngushtë dhe shumë mirë me Bashkësinë Islame, ku përveç projekteve të realizuara , ishim ne ata të morëm vendimin për heqjen e shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët e Gjilanit’.
Më tej Rashiti thotë se si përfaqësues të qytetarëve, në këtë rast, vetëm kanë paraqitur shqetësimin për anashkalimin e të gjitha procedurave dhe shkeljeve ligjore për projektin në fjalë, e që sipas tij, po i pranon edhe vet ‘praktikanti” i komunës së Gjilanit dhe se nuk është vetëm ky rast ku Komuna e Gjilanit po bën shkelje ligjore ne kontraktimin dhe kryerjen e projekteve të komunës.
“Përndryshe, numri i projekteve përmes kuotimit (informacion që na dha “praktikanti”) dhe krahasimi me vitin paraprak, tregon më së miri dinamikën e punëve në komunën tonë. Aktualisht janë realizuar 14 projekte të “vockla” në mesin e e këtij viti, ndërsa vitin e kaluar qenkan realizuar 84 projekte. “Praktikanti” ynë po i tregon publikut të komunës më së miri për angazhimin dhe efikasitetin e kësaj qeverisje lokale. Prandaj thuhet në popull: ….mos e vet, se t’kallxon vet!”, shprehet Riad Rashiti, këshilltar komunal – Gjilan. /2l Online/
