DYLON

Kundërpërgjigjet Krasniqi: Baci i kryeministrit paska pi shumë vodkë!

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi iu ka kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit në një emision televiziv e quajti kryeparlamentarin mashtrues, shpirtligë e psikopat.

Krasniqi në një kundërpërgjigje të postuar në profilin e tij në “Facebook”, e ka këshilluar kryeministrin Hashim Thaçi që mos t’i jap shumë vodkë zëvendësit të tij Behgjet Pacollit, madje, e ka pyetur mos ishte vodka që Milloshevici i Moskës i përcolli përmes Dacicit për Bacin, siç e quan Krasniqi.

EkoHigjiena

Ja reagimi i plotë i Krasniqit në Facebook…

Shumë, shumë vodkë paska pi baci i Kryeministrit?!
Kryeministër, mos i japë shumë dozë të Votkës bacit tënd, Zëvendëskryeministrit të parë e ish Presidentit të bërë me votat e çlirimtarëve?!!! A mos ishte ajo vodka që Millosheviqi i Moskës t’i përcolli përmes Daçiçit për Bacin?

Ju keni qenë në shtëpinë time Kryeministër, baci nuk ka qenë, por nëse besoni se vlen disa milion, unë po te them se e ke rastin të fitosh shumë para. Eja merre 1 milion shtëpinë time e shitja bacës për disa milion. Kurse unë prej a ti 1 milioni nja 600.000 do t’ua jap pa asnjë hezitim të pastrehëve te Kosovës.

Sipas asaj që e keni vlerësuar Ju, përveç qe fitoni ju te pangishmit e Qeverisë, rasti është te fitojnë edhe do fakira dhe unë aspak.

Nëse nuk doni me fitu shumë para se nuk besoni, atëherë me qëllim e keni mashtruar opinionin publik.

Ndalni mashtrimet Ju të pangishmit e Qeverisë se gazi i Botës u bëtë o te mjerë!

Nese faji është i Nismës qe do t’u len me gishta n’gojë.

Për të tjerat çështje, ju treguat shpirtin tuaj të lig, tamam ashtu si jeni, psikopatë, mashtrues e gënjeshtarë ordiner. Pasuria aske nuk e bënë njeri, as Ju.

Mjerë vendi që i keni hipur në qafë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.