DYLON

Kundër ri-vendosjes dhe rritjes së taksave komunale për qytetarët dhe bizneset e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Komuna e Gjilanit me propozimin e saj për miratim në Kuvendin Komunal të rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2014, po i ri-kthen dhe po ri-vendosë disa taksa për bizneset dhe po i rritë taksat për shërbimet ndaj qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Qeverisja e re komunale, do të duhej që së paku të vazhdonte rrugën e qeverisjes së kaluar, e cila për çdo vit ka bërë lehtësira në taksat komunale për qytetarët dhe bizneset e Gjilanit. Fillimisht për çdo vit ka bërë uljen e taksave, pastaj  në vitin 2012 heqjen e taksës për bizneset prodhuese dhe për bizneset e reja, ndërsa nga viti 2013 ka hequr të gjitha taksat për të gjitha bizneset në komunë, me përjashtim të kompanive të mëdha publike.

EkoHigjiena

Propozimi i komunës që sot, të ri-vendosen taksat për disa kategori të bizneseve dhe rritjen e taksave për shërbime të qytetarëve, është e papranueshme dhe paraqet regres të zhvillimeve pozitive në komunën e Gjilanit. Për të gjithë ne është shumë e freskët fushata elektorale, ku kryetari i komunës Lutfi Haziri, premtonte shumë mrekullia për Gjilanin, i premtonte bizneseve heqjen e taksave komunale edhe pse ato veç i kishin të hequra në vitin 2013, ndërsa sot ato taksa, kryetari i komunës së Gjilanit po i ri-vendos dhe po i rritë mbi 70% taksat për shërbime ndaj qytetarëve.

Propozimet e reja për rritje të taksave për shërbime ndaj qytetarëve janë që, për paisjen me certifikata të ndryshme, si ato për pajisje të certifikatës për status martesor kemi rritje 200% të taksës komunale, për kurorëzim jashtë orarit të punës 50%, për nxjerrjen e dokumentit të Aktvdekjes kemi rritje 70%, për lëshimin e certifikatës mbi vendqëndrimin kemi rritje 150%, për regjistrim të mëvonshëm të qytetarëve kemi rritje 70%, për korrigjime në librat e regjistrimit 70%, si dhe disa në disa taksa tjera po ashtu kemi rritje.

Për të gjithë operatorët e transportit publik, komuna e Gjilanit tani po i ngarkon me nga 100 euro për licencim, ndërsa në qeverisjen e kaluar kjo taksë i është liruar dhe nuk e kanë paguar transportuesit publik për licencim.

Bizneset tani po ngarkohen më shumë me taksë për leje ndalje për furnizim me mallra të lokaleve të tyre afariste, ku kemi rritje 100%, nga 20 euro në 40 për një muaj, pra 480 euro në muaj ngarkohet një biznes afarist në qytetin e Gjilanit.

Bizneseve po ashtu iu është rritur 100% taksa komunale për hyrje në qytet me automjete transportuese mbi 3.5 ton, nga 15 euro në 30 euro për një hyrje. Kemi rritje 100% të taksës për ofertën e shitblerjes së banesës.

Po ashtu, tani po komuna e Gjilanit po i ri-vendosë dhe ngarkon me taksë të gjitha bizneset me veprimtarinë e hoteleve dhe restoranteve, prej 500 dhe 800 euro, pompat e benzinës po i ngarkon me taksë prej 500 euro, kompanitë e sigurimit fizik të objekteve me nga 300 euro, po ashtu edhe hipermarketeve dhe supermarketeve po i ri-vendos taksën vjetore prej 800 dhe 1000 euro.

Kërkesa e LDK-së që edhe kafiterive ti ri-vendosen taksat komunale pranë kompleksit të shkollave të mesme, po tregon se kjo qeverisje nuk ka kurrfarë plani e as programi zhvillimor për komunën e Gjilanit, sepse përmes taksave komunale nuk mund të arrihet asgjë tjetër përpos që i bëhet barrë dhe ngarkesë e rëndë për qytetarin dhe biznesin e komunës.

Komuna e Gjilanit duhet të angazhohet në zgjidhjen e problemeve duke ofruar alternative dhe zgjidhje më të mirë pa e dëmtuar askënd. Rasti i kafiterive te kompleksi i shkollave të mesme është zgjidhur nga qeverisja e kaluar, vetëm se duhet të implementohet nga qeverisja aktuale, sepse kanë kaluar të gjitha procedurat e tenderimit për ndërtimin e infrastrukture në kompleksin e shkollave të mesme, ku do të përfitojnë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit të cilët do të ndiheshin të sigurt për fëmijët e tyre të cilët i dërgojnë në shkollë.
Andaj, Kuvendi Komunal do të duhej që në seancën e nesërme mos të miratoj këtë propozim rregullore e cila i ngarkon dyfish më shumë qytetarët dhe bizneset e komunës së Gjilanit. /2lonline/

Riad Rashiti
/anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.