• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Kultura politike në ndryshim

Redaksia 2LONLINE 4 Tetor, 2013 6 min
 Kultura politike në ndryshim

Ndryshimet në rrafshin e kulturës politike kanë përfshirë trupin elektoral pothuajse në tërësi.  Ato gjothësesi do të reflektojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Përballja e pritshme mes dy rivalëve real në Prishtinë, do të shenjoj edhe fillimin e ndruyshimit të madh në nivel Republike.

Sadri RAMABAJA

Zgjedhjet për pushtetin lokal më 3 nëntor dhe rezultati i pritshëm i tyre, duket se do të jenë para së gjithahs reflektim i kulturës politike në lëvizje, ndryshim. Ndërkaq në këtë fillim fushate, duke lënë anash për një qast reflektimin bardh e zi dhe inercionin e çimentuar për kohë të gjatë, në rezultatin e pritshëm të zgjdhjeve të 3 nëntorit, pritet të ndikojnë tri elemente që pasqyrojnë ndryshimet kulturore që kanë përfshirë tashmë trupin elektral në Kosovë:

E para, ka të bëjë me ndryshimin e përceptimit.
Kosova tashmë ka promovuar një sistem politik, duke e cilësuar si pjesë të demokracisë liberale evropiane, e që trupi elektoral e konsideron si mundësi reale për ndryshime politike në rrugë demokratike. Ka perënduar koha e idhujtarisë, kur dikush nga liderët partiak shihej si personalitet mbi palët. Në garën për Prishtinën, të gjithë do të sfidohen nga të gjithë, për t` i lënë arenën në fund të riut që vjen nga universiteti më prestigjioz në botë, nga Harvardi, si reflektim i ndryshimit esencial, dhe plakut, që në arenë ridel me begraundin politik të shkollës jugosllave, që nuk e hijëzon dot.

Së dyti, ndryshimi është në përmbajtje.
Shoqërinë dhe kahjen e lëvizjes së saj e përcakton përmbajtja. Tek ekipi i kryetarit aktual të Prishtinës janë gërshetuar faktorë të shumtë si produkt i molepsjes së historisë jo të largët, me konceptin vasal të qeverisjes që ka kultivuar nga hyrja e tij në politikë. Kjo u reflektua edhe në raportet dhe marrdhëniet që ai kultivoi me nivelin qendror, duke ia mundësuar Qeverisë Thaçi të qeverisë si të dojë e sa të dojë! Ndërkaq modeli i ri për ndryshimin e përmbajtjes që ka promovuar tashmë Lëvizja Vetëvendosje! është reflektuar në Alternativën qeverisëse dhe programin për Prishtinën, që po prezentohet lagje më lagje. Pozicionet e kësaj fryme të re në përmbajjte japin shpresë për ndryshimet e pritshme.

Së treti, zhvendosja strukturore.
Me ndryshimin thelbësor strukturor që ka promovuar Vetëvendosja, tashmë është shndërruar në forcë politike imponuese. Ajo ka promovuar veten si forcë progresive që lufton njëkohësisht për shtet ligjor, shtet zhvillimor dhe për shtet social. Si e tillë, në strukturat e saj, ka përfshirë një rrjet të gjerë idealistësh dhe shkollën politike që ata kanë kultivuar prajshëm për vite të tëra të qëndresës, të gërshetuar me profesionalizmin modern që po sjell brezi i ri, me kandidatin për kryetar të Prishtinës dhe me një ekip tërësisht profesional.

Në sfondin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, disi pa venerueshëm, ka gjasa të inaugurohet përfaqësimi i koncentruar politik në formën e një reality show. Qëllimi i një krahu të mediave dhe strategëve të disa partive është që përmbajtja e fushatës të mbetet në hije.

Kjo kurthë që po pregadit media dhe strategët që qëndrojnë prapa këtij skenari, mund ta dëmtojë rënd vet procesin dhe demokracinë tonë të brishtë.  Reality show është projektuar para së gjithash për të konfirmuar paragjykimet, meqë Blloku i së keqës në skenën politike kosovare (PDK,LDK,AAK & AKR), vepron konform reflektimeve dhe jo argumenteve.

Megjhithë kët insistim djallëzor, ndryshimet në rrafshin e kulturës politike kanë përfshirë tashmë trupin elektoral pothuajse në tërësi, e atë urban në veçanti. Ato gjithësesi do të reflektojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Përballja e pritshme mes dy rivalëve real në Prishtinë, që filloj si e tillë që me hapjen zyrtare në sheshe të hapura e me simbolikë më se të qartë, do të shenjojë edhe fillimin e ndryshimit të madh në nivel Republike. Kjo është arsyeja përse mediat, pavarësisht se po manipulonin për mundësinë e përballjes mes LDK dhe PDK, duke iu rikthyer gradualisht realitetit, pritet t` i kushtojnë vëmendje më të përqëndruar pikërisht dy kandidatëve sovran – atij të LVV në ngjitje dhe kandidat të LDK në rënie. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së

22 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com