DYLON

Kultura në Kamenicë është në një “vdekje klinike”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Amir Jakupi, aktivist i shoqërisë civile dhe njohës i zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Kamenicës ka thënë për Portalin 2LONLINE, se sfera e kulturës s’ka qenë asnjëherë prioritet i kësaj qeverisjeje. Sipas tij, edhe përkundër kapaciteteve, entuziazmit të të rinjve dhe profesionistëve të fushës, jeta kulturore në Kamenicë është jashtëzakonisht e varfër, për të mos thënë e vdekur. Teatri nuk është funksional, kinemaja po ashtu, ka ndërprerje të aktiviteteve të disa grupeve dhe shoqërive kulturore-artistike, mungesë filmash, mungesë koncertesh si dhe aktivitetesh në përgjithësi…
“Siç ka degraduar çdo fushë në këtë komunë, edhe kultura nuk bënë përjashtim, kjo edhe për fajin e njerëzve që marrin paga për ta ngritë e avancua këtë sektor, e që në fakt nuk punojnë asgjë. Po të bëjmë një krahasim me periudhën e paraluftës, atëherë ka pasur shumë më tepër aktivitete e organizim se sa tash. Tani, kultura në Kamenicë është në një ‘vdekje klinike””, ka thënë Amir Jakupi, aktivist i shoqërisë civile dhe njohës i zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Kamenicës. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.