DYLON

Kuka krenar me xhudistët, “E paçit hallall punën time tërë jetën!”

Kuka krenar me xhudistët, “E paçit hallall punën time tërë jetën!”
Avatar photo Elife Sherifi

Majlinda Kelmendi ia ka sjell medaljen e dytë Kosovës nga Kampionati Botëror që po mbahet në Japoni. Xhudistja nga Peja ka triumfuar në garën për medaljen e bronztë në Japoni.

E pas suksesit të Majlindës, trajneri i saj Driton Kuka ka thënë se kjo ditë është e mrekullueshme për sportin kosovar dhe mbarë popullin shqiptar.

“Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet! Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio! 8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysmëfinale kundër Japonezes së dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren! Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore! Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi! Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!”, ka shkruar Kuka.

EkoHigjiena

Kujtojmë që ditën e djeshme medalje Kosovës i solli edhe Distria Krasniqi që gjithashtu fitoi të bronztën.