DYLON

Kujtojmë veprën heroike e historike të Heronjve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Kujtojmë veprën heroike e historike të Heronjve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Avatar photo Redaksia

“E filluam “Flakën e Janarit’’ në përkujtim të rënies heroike të dy ilegalëve të lëvizjes kombëtare për liri, Heronjve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Prandaj, bashkë me familjarët e dëshmorëve, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, vendosëm buqeta lulesh të freskëta në shenjë kujtimi e nderimi për veprën e tyre heroike e historike”, ka thënë Ahmet Isufi,  Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën Operative të Karadakut.

Isufi ka thënë se edhe vizita në Kazermën e FSK-së ishte kuptimplote sepse Rexha dhe Nuhiu ishin të parët që kundërshtuan armikun me armë në dorë si paralajmërim i lindjes së formacionit që do të zbatonte amanetin e tyre, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

EkoHigjiena

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ëndrra dhe ideali i tyre për të realizuar misionin që nisën ata në luftën për liri. Sot, FSK-ja, Ushtria e Kosovës është vazhdimësi e idealit të tyre në mbrojtje të fryteve të lirisë së atdheut. Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ka thënë Ahmet Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.