Kujtimi për njeriun e urtë e plisbardhë – Xhemajl Beqë Latifi

Kujtimi për njeriun e urtë e plisbardhë – Xhemajl Beqë Latifi

Bacën Xhem (Xhemajl Beqë Latifi), e pata njohur nga fëmijëria! Rruga e shtëpisë sime që lidhtë lagjen me qendrën e qytetit, po thuaj çdo ditë shihja një burrë plis bardhë me mustaqe, që kishte një pamje që mua më dukej si nga filmat.

Shkruan Izmi Zeka

Kur pata filluar të shikoj filmat ndaluar shqiptar, personazhi i Bacës Xhem më ishte bërë dhe me i afërt, një ballë dhe një hundë e drejtë si tipar të antropologjisë shqiptare, Baca Xhem me bisedën e parë të merrte për vete, duke lënë mbresa të njeriut të urtë, bujar e para se gjithash i pa kompromis për gjykimin e drejtë!

Me babën e kam pas shpesh tek bënin biseda të ngrohta, dhe natyrisht si një familje që survejohej nga UDBA-shët dhe sejmenët e tyre, babai im në Bacën Xhem, kishe gjetur njeriun që me të cilën fjala dhe besa kishin atë dimensionin mitik.

Në vitet më të rënda kur ‘trashej zullumi i regjimit të Titos, kisha dëgjuar se Baca Xhem, qenka përplasur me Selim Broshën, gjatë “bastisjes;, që po bënte policia në familjen e Milazim e Hetem Arifit. “Nuk mundeni të silleni kështu me gratë dhe fëmijët e familjes, është shtëpi shqiptari”, u kishte thënë Baca Xhem, policëve që po udhëhiqeshin nga Selim Brosha.

Më vonë, Ibrahim Arifi, në librin e tij…” “, do të shënojë vlerat dhe besatimin për Xhemajl Latifin,..

Kjo ngjarje mbase më pati ngulitur në kokë figurën e Bacës Xhem, që në ato kohë të rënda, kishte ditur të qëndroj, si një lis i pa lëkundur, ishte kohë e rëndë dhe të tillët për familjet që kishin të burgosur ishin të paktë.

Xhemajl Beqë Latifi, ka lindur në Uglar në vitin 1930 në një familje patriotësh me origjinë të hershme nga Dibra, e shpërngulur në dynjet e shek XVII. Duke qenë njëri nga tre djem e një mullisi që kishin mullirin në dalje të fshatit në lumin e Moravës, Baca Xhem, do jetë pjesë e odës ku do pjekej mendimi dhe dashuria për besën dhe kombin.

Nëpër thyreje të mëdha të Luftës Dytë Botërore, ku fshati i fshatit Uglar do të jetë ndarja mes përmes fshatit për mes lumit Morava në pjesën perëndimore Shqipëri dhe lindore nën okupimit Bullgar nga kjo familje do bien dëshmor Rrustem Behluli dhe Nez Ramushi, si pjesëtarë luftëtarë të Shqipërisë Etnike.

Nëna e tij, Nazifja, ishte familjare e Hoxhë Lipovicës, komandant i Zonës dhe njëri nga kaçakët e fundit të Fronit Lindor të Kosovës. Kjo afërsi e vijës së nënës do jetë urë për të dërguar bukë kaçakëve që mbetën të fshehur në malet e Karadakut. Duke qenë familje jatak që kishte dhe brenda murit të shtëpisë edhe strehimoren për miqtë e veçantë, familja do të dekonspirohet dhe Baca Xhem, si 15 vjeçar do të arrestohet si bari që kishte dërguar bukën kaçakëve. Inspektori i egër serb Jovo Gariq, duke i futur alltinë në gojë, nuk do të bëjë të frikësuar bacën Xhem për të treguar vendin ku fshiheshin kaçakët. Gjendje kjo që do të bëjë të ikë nga vendlindja dhe për disa vjet të punoj në Shkup, dhe do të kthehet me rënien e fuqisë politike që kishte Aleksandër Rankoviqi.

Si një patriot që nuk pushoi së punuari për lirinë dhe mirëqenien e vendit, Baca Xhem, së bashku me shokët të besës dhe të idealit, me nxitje dhe frymëzim edhe nga Halil Alidema, nënën e të cilit e kishte vajzë të Hallës, ai do të behet pengesë e shpërnguljes së shumë familjeve për në Turqi.

Nga vitet e 60 e vendosur në Gjilan, familja e Bacës Xhem do të behët vatër e njerëzve të cilën kishin idealet për lirinë e kombit. Gjatë gjurmimit të jetës së këtij burri të urtë e plis bardhe, gjerë në çlirimin e Kosovës, shtëpia e bacës ishte e sigurt për ata që kërkuan konak dhe urtësi, si Halil Alidema, prof Isak Shema, Shaip Zeka, Hamdi Zymberi, Izmi Zeka, Halil Kqiku, e shumë e shumë veprimtarëve të tjerë.

Si punëtor shumëvjeçar në fabrikën e Tekstilit në Gjilan, kur ishte përkrahës i veprimtarisë së Vehbi Ibrahimit, ishte nga shqiptarët e paktë që kundërshtoi debatin që bënin komunistë e kohës për Dushicën .. që ishte plagosur…

Si një bashkëpunëtor shumëvjeçar i Shaip Zekës, ai do të jetë përkrahës i demonstratave të për flamur të vitit 1968, i demonstratave të vitit 1981 dhe pjesëmarrës aktiv me plis të bardhë dhe i pa lëkundur në demonstratat e vitit 1988, 1989 e të gjitha tubimet dhe protestat që kishin karakter kundërshtimin e Serbisë.

Në vitet e 90-ta edhe pse në moshë të shtyrë ai do të jetë malltretuar nga forcat serbe për armët, duke provuar thyerjen e krenarisë së një burri të urtë dhe me plis të bardhë në kokë. Në kohët më të rënda ditëve të Luftës së vitit 1999, baca Xhem, s’do pranojë të lëshojë pragun e shtëpisë së tij, duke qëndruar pranë lagjes si shenjë besimi e shpresa se vite e sundimit të Serbisë po merrnin fund në Kosovë.

“Zoti dhe Amerika, UÇK dhe rinia, kjo asht kurora e fitores sonë”, thoshte Baca Xhem, duke gjetur mundësi për të dhënë kurajo dhe ndihma njerëzve të cilët kishin nevojë.

Është interesant të theksojmë se ka qenë shumë zor të gjesh përkatësin politike të Bacës Xhem “Unë i dua të gjithë, veç le të jenë shqiptar të mirë“, thoshte baca Xhem, ndonëse nuk e fshihte ndjenjën ta quante vetën Zogëjan, dhe simpatinë që kishte për Mbretin Zog.

Politika shoviniste serbe e ngritur edhe nga katedrat akademike qe shkruan dhe zbatuan elaborate shfarosëse për shqiptarë, në esencë mund të thuhet se deshtoi nga urtësia e njerëzve të thjeshte dhe të urtë shqiptarë. Një personalitet si baca Xhem, qe nuk pranoi kurrë dekoaratë, nuk e bëri veten të ekspozohet me rrahagjoks është pjesë e vargut gjatë të njerëzve që në çdo formë e luftuan pushtimin e Serbisë dhe bënë që qëndresa shqiptare të triumfojë.

Xhemajl Beqë Latifi, vdiq në moshën 82 vjeçare dhe u varros në Gjilan, me nderime nga miqtë e shumtë dhe qytetarë, jo vetëm nga Gjilani. Në një numër të madh telegramesh dhe kurora lulesh, lule të freskëta u vendosën edhe nga përfaqësuesit e familjes mbretërore të Mbretit Zog.

Ai la pas vetës pesë djem dhe dy vajza e shumë nipër dhe mbesa që krenohen për jetën dhe veprën gjyshit të tyre.

 

/Burimi: Ibrahim Arifi, Ibrahim Osmani, Shaip Zeka, Xhevat Latifi/

KOMENTE