DYLON

Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës

Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ka ndrruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paqaku.  Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Veseli i ftoi deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e deputetit nga komuniteti rom.

Përndryshe, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shkruar në profilin e tij se me  angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve

EkoHigjiena

Ja postimi  i tij:

Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom në vendin tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.