/2L ONLINE/ – Kujtim Shahiqi që është pjesë e AKR-së, do të futet në listën e atyre politikanëve që përmenden në informacionet e tilla, si kuriozitete, se ushtruan ndonjë post, shumë shkurt. Derisa sa ditë më parë, konkretisht me 12 nëntor, Shahiqi në Kuvendin e Degës ishte zgjedhur nënkryetari i Degës, sot më 18 nëntor, vije informacioni se ai një ditë më parë është shkarkuar nga kjo pozitë, por edhe nga të qenit anëtar i kryesisë së degës, pra pa e bërë as një javë të plotë në atë pozitë.
Por, a do të ketë pasoja kjo për një degë të sapo konsoliduar, pasi zor të pranon Shahiqi të jetë vetëm anëtar, ashtu siç i kërkohet, pritet të merret vesh shumë shpejtë, ndërkohë që për momentin Shahiqi për Portalin 2LONLINE, ka thënë vetëm se tani nuk dëshiron të prononcohet pasi sonte ka takim me përfaqësues nga qendra e AKR-së, të deleguarit e Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, dhe pas këtij takimi ai do ta jap deklaratën zyrtare për të sqaruar çdo gjë.
Përndryshe, duke pas parasysh se pikërisht bashkëshortja e Shahiqit drejton Aleancën e Gruas të AKR-së – Dega në Gjilan, një strukturë që vlerësohet me anëtarësi të bollshme dhe po ashtu ndikimet e Kujtim Shahiqit në disa nëndegë. mund të pritet “tërmet’ në këtë subjekt politik. A do të ndodh që të ketë shpartallime në Forumin e Gruas dhe nëpër nëndegë pas shkuarjes se Kujtim Shahiqit, apo thjesht do të kemi largim të heshtur individësh, pritet të shihet.
Komunikata e AKR-së, Dega në Gjilan, lëshuar në emër të kryetarit të saj Ismet Hajdini
“Kryesia e Degës së AKR-së në Gjilan, në mbledhjen e vet të mbajtur me dt.17.11. 2016, në prani të 21 anëtarëve të kryesisë mori vendim me unanimitet që z. Kujtim Shahiqi të shkarkohet nga pozita e Nënkryetarit të Degës si dhe njëkohësisht nga anëtari i kryesisë së Degës”. Kështu bëhet e ditur në një komunikatë të Degës së AKR-së, ku pjesën tjetër po e japim të plotë më poshtë:
Vendimi merret për shkak të familjarizimit, nepotizmit dhe obstruksioneve të krijuar në Degë nga Kujtim Shahiqi me pozitën e tij si Nënkryetar i Degës dhe bashkëshortes së tij Ymrane Shahiqi me pozitë Kryetare e Forumit të Gruas dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në të gjitha strukturat tona udhëheqëse të Degës, si dhe reagime të shumta nga të gjitha Nëndegët dhe kryesit e tyre drejtuar neve si kryesi që të ndërmarrim një vendim, sepse kemi të bëjmë edhe me moskonktretizim të tre marrëveshjeve të pranuara nga vetë Kujtim Shahiqi dhënë para strukturave të Degës duke mos i përfillur ato asnjëherë e duke i shkelur ato dhe neglizhuar udhëheqësin e Degës me injorim total përkundër vërejtjeve të dhëna që të zbatohen ato marrëveshje të arritura.
Kundër nepotizmit decidivisht është shprehur në të gjitha prononcimet e tij edhe Presidenti z.Behgjet Pacolli në të gjitha Kuvendet Zgjedhore të mbajtura përgjatë këtij procesi të Zgjedhjeve të brendshme, që mos të lejohet brenda strukturave të zgjedhura të ketë familjarizim përbrenda kryesive kudo që zgjedhën.
Kujtim Shahqi mund të vazhdoj aktivitetin si anëtar i AKR-së, por jo të ushtroj ndonjë pozitë në strukturat e partisë, kurse Ymrane Shahiqi si Kryetare e Forumit të Gruas e zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor mundë të ushtroj detyrën e saj dhe të jetë pjesë e kryesisë të Degës.
Kryetari i Degës-Gjilan
Ismet Hajdini