/2L ONLINE/ – Emërimet e fundit nga Kryetari Komunës Lutfi Haziri për dekoncentrimin e Njësitit për Kulturë Rini dhe Sport, njësiti i kulturës i është besuar Kujtim Shahiqit i cili vije nga fusha e Kulturës dhe gazetarisë. Si njohës i zhvillimeve kulturore në Komunën e Gjilanit, Shahiqi shpreson se me marrjen e këtij posti do të përshpejton dhe ngritë në një nivel më të lartë përkujdesin për financimin dhe sensibilizimin e problemeve në fushën e kulturës.
“Pa dyshim se gjendja e vështirë financiare reflekton edhe në sferën e kulturës duke pamundësuar investime të mjaftueshme në projekte kulturore. Me përkrahjen e Kryetarit të komunës z.Lutfi Haziri si njohës I mire I kësaj fushe, kemi hasur në mirëkuptim që njësiti i kulturës të ketë përkrahje financiare dhe morale. Që nga viti i ardhshëm Teatrin e qytetit si shtyllë më e rëndësishme në sferën e kulturës do të ketë trupën e saj teatrore apo aktorët rezident duke përfshirë edhe stafin teknik”, ka thënë Shahiqi për 2LONLINE.
Sipas tij, grupeve të shumta folklorike të cilat veprojnë në komunën e Gjilanit do të mundohen të ju krijojnë kushte sa më të mira për kryerjen e aktiviteteve të tyre .Gjithashtu në asnjë moment nuk do ti anashkalojnë edhe shtyllat tjera kulturore siç janë ata të artit pamor dhe njerëzit e pendës, shoqatat e shkrimtarëve ku me përkrahjen ndoshta simbolike për prezantimin dhe botimin e veprave të tyre artistike.
“Kemi aktorë, shkrimtarë, muzicient të shumtë të cilët tashmë kanë zënë vendin e tyre në arenën kosovare dhe atë botërore të cilët vijnë nga trevat e Anamoravës, nga Gjilani, një dëshmi se Gjilani dhe gjilanasit kanë një traditë të kamotshme në kulturë. Fatkeqësisht kultura nuk blihet por kultivohet, shpresoj se si njësi për kulturë do të vazhdojmë traditën për kultivimin e artit dhe artistëve të rinj në të gjitha sferat”, thotë Kujtim Shahiqi për ët shtuar se për të gjithë artdashësit, dyert e njësitit për kulturë do të jenë përherë të hapura. /2L ONLINE/