DYLON

Kujtim për vendlindjen (poezi)

Avatar photo Redaksia

KUJTIM PËR VENDLINDJEN

/Sylë Shabani/

Gjithnjë rruga kah Kitka
Më mbështjell në kujtime
Si shoka e ylberit që i shtrëngon dy bregore
Gjithnjë më duket se jam pranë qershisë në livadh
E rruga shtrihet vetmitare moskokëçarëse në shi e në vapë
Megjithatë gjithmonë kisha një ndjenjë se dikush do të arrinte nëpër atë rrugë
Do të vinte Doruntina me leshrat e rëna mbi ballë
Apo do të vinte ushtari i plagosur në Çana Kala me plagët e pashëruara
Do të vinte Smajli prej mërgimit ditën e shtunë me valixhen e drurit në dorë
Këtë nuk mundej me sqarua as shpatulla e pulës
Që gjyshja Naile e shikonte netëve të mbushura me lagështi
Nën hijen e llambës së vajgurit
Por që do të arrinte dikush asaj rruge me një stinë
Këtë e besoja sikur lindjen e diellit në mëngjes
Rruga ka mbet edhe sot e njëjtë aty te Kitka
Qershinë në livadh thonë se e ka djeg rrufeja…

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.