DYLON

Kujt ia hoqi Luta lloçin nga dera?!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Na ishte njëherë e një kohë, ishte fushatë parazgjedhore, kur na thuhej se “do të na hiqet lloçi nga dera. E i pari i komunës, edhe pasi i fitoi zgjedhjet, e edhe sot e kësaj dite, vazhdon akoma të thotë se “Qytetarëve të mi do t’u hiqet lloçi prej dyerve!” Ne, që jetojmë po në këtë Gjilan, themi me plot vnerë se jo që na u hoq lloçi nga dyert, por ai po na vije edhe brenda oborreve dhe shtëpive tona!

Unë për vete nuk e di kujt ia hoqi Luta lloçin prej dere,por neve jo. E ne jetojmë në një lagje të Gjilanit që nuk ashtë ma larg se pesë minuta këmbë prej qendrës!

EkoHigjiena

Është e tmerrshme gënjeshtra paraelektorale dhe goja plot punë që kinse po bahen tani për rregullimin e infrastrukturës në komunën tonë, e banoret që jetojnë në këtë e besoj edhe në të tjera lagje, e kanë hata të dalin nga shtëpitë e veta nga lloçi. Ndoshta ju edhe ja shtruat udhën dhe ia hoqët dikujt lloçin nga dera. Por kujt? Vetvetes, njerëzve të fisit apo shokëve të partisë…apo kujt? Se neve jo!

Kot kemi ndërtuar shtëpi standardi urbanistik dhe kemi shpresuar se do jetojmë sipas atij standardi. Në fakt ne po përjetojmë dhe jetojmë standardin e katundeve të Evropës së mesjetës së hershme.

/Xhelil ARIFI/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.