DYLON

Kujt do t’i takojë derbi SC Gjilani – FC Drita?!

Kujt do t’i takojë derbi SC Gjilani – FC Drita?!
Avatar photo Redaksia

Java e 26-të e Superliga e Kosovës në Futboll sjell sot derbin ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Dritës. Të dy skuadrat do të zbresin në fushën e stadiumit ndihmës të qytetit, me bari artificial, të motivuara maksimalisht për të siguruar trepikëshin. Gjilani synon të forcojë pozitën që e dërgon në garat evropiane, ndërsa Drita kërkon të vazhdojë garën për titullin kampion, transmeton 2LONLINE.com.

Duke pasur parasysh rivalitetin e madh ndërmjet dy klubeve dhe rëndësinë e pikëve në këtë fazë të kampionatit, ndeshja pritet të jetë e luftuar deri në sekondat e fundit, me një epilog të hapur deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit.

EkoHigjiena

Aktualisht, Drita (me një lojë më pak), renditet në vendin e dytë me 45 pikë, po aq sa ka edhe lideri aktual, Ballkani, ndërsa Gjilani mban pozitën e katërt me 39 pikë.

Ndeshja ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Dritës nis nga ora 13:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.