Obeziteti apo mbipesha te fëmijët cdo ditë e më shumë po bëhet problem serioz për shëndetin e tyre.40% e fëmijëve dhe rreth 60% e adoleshentëve mbeten të tillë edhe kur rriten.
Obeziteti në fëmijëri është një rezultat i një diete ushqimore të tepruar, të keq ushqyer të lidhur me mungesë të aktivitetit fizik. Në këtë rast konsumohen më shumë kalori sesa harxhohen.
Prindërit duhet të bëjnë kujdes kur shikojnë që fëmija është mbi peshën normale të moshës së tij dhe në këtë rast duhet të marrin masa për një dietë të ekuilibruar ushqimore.
Ushqeni fëmijën me 3 vakte të rregullta në orare duke i shoqëruar në mes me një “vakt” të vogël paradite dhe pasdite por asnjëherë duke ngrënë jashtë orarit.
Gatuani në mënyrë të thjeshtë, pa shumë asortimente, jepini shumë fruta dhe perime. Moderoni sasinë dhe mësoni fëmijën të ushqehet ngadalë.
Zbrazni kuzhinën dhe frigoriferin nga ushqimet dhe pijet kalorike. Mos ndizni televizorin gjatë vakteve. Inkurajoni fëmijët për aktivitete të ndryshme sportive.
Mos fajësoni fëmijën nëse tundohet duke ngrënë ndonjë ëmbëlsirë dhe çështja e peshës nuk duhet të kthehet në një obsesion.