Shfaqja e panikut na pengon në kujdesin e shëndetit tonë fizik, emocional, psikik. Një sulm paniku është një episod i papritur në të cilën njeriu përjeton një frikë të madhe, e cila shkakton reagime jonormale fizike edhe kur nuk ka arsye për t’u frikësuar.
Shkruan: Besnik Sherifi
Me shfaqjen e panikut personi humb kontrollin nuk mund të menaxhoj situatën, ndjenja të frikës së madhe pa një arsye, shqetësim për gjendjen psikologjike etj.
Mënyra më e mirë është vetmenaxhimi, kujdesi, vetëbesimi si dhe aktivitete të ndryshme relaksuese.
Dihet se sulmet e panikut dëmtojnë cilësinë jetësore të individit dhe pengojnë për të pasur një jetë të shëndetshme.
Gjendja stresuese, merakosja, situatat e ndryshme mund të ndikojnë në gjendjen psikologjike të individit.
Në situata të tilla roli i prindërve është shumë i rëndësishëm duke qenë aktiv, efektiv në raport me fëmijët duke luajtur, komunikuar, bashkëbiseduar me fëmijët e tyre duke përmbushur te fëmijët cisternën emocionale, duke nxituar dhe stimuluar aftësitë psikologjike te tij.
Koha kaluese me fëmijët është një kohë e shpenzuar mirë duke ofruar fëmijëve këshilla, rekomandime, punë stimuluese kreative të ndryshme me qëllim të zhvillimit kognitiv, emocional, social në raport me fëmijën.
/autori është psikolog/