(2L ONLINE) – Me vendosjen e flamujve shtetërorë e kombëtarë, Gjilani i ka dhënë ngjyrë festive qytetit për të shënuar kështu përvjetorin e shtatë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, megjithëse ata që i kanë vendosur këto flamuj nuk e kanë pas fort dert edhe nëse ndonjëri prej flamujve vendoset prapthi, siç shihet edhe në këtë foto, ku këta flamuj janë vendosur në këtë shtyllë që ndodhet në rrugën afër shkollës “Abaz Ajeti”. Është mirë sa nuk kanë ra yjet poshtë, dikush ta merr mundin dhe ta korrigjon këtë. /2L ONLINE/