DYLON

Kujdes! Uji është kontaminuar nga vërshimet

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Inspeksioni sanitar i Komunës së Vitisë, ka njoftuar qytetarët e Komunës së Vitisë, që për shkak të reshjeve dhe vërshimeve, të cilat për pasojë kanë kontaminuar edhe ujin e pijes nga puset ose burimet tjera të ujit të pijes, që mos të përdorin ujin për pije.

Sipas inspektorit sanitar Sadik Rexhepi. uji i kontaminuar nga vërshimet, nga pakujdesia qytetare mund të përdoret për pije dhe mund të sjell pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin e qytetarëve.

EkoHigjiena

Ata që vendosin të përdorin ujin nga puset apo burimet tjera atëherë preferohet që ky ujë para përdorimit të vlohet në temperaturë mbi 80 gradë celciues.

“Ky njoftim mbetet në fuqi deri sa të sanohet gjendja në terren”, ka bërë të ditur inspektori sanitar Sadik Rexhepi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.