DYLON

Kujdes shoferë, po gabuat ta marrin lejen!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Që nga gjysma e dytë e muajit janar 2016, Gjykata Themelore në Gjilan në rastet e ndryshme të aksidenteve por edhe në raste tjera kundërvajtëse siç është tejkalimi i tepruar i shpejtësisë dhe kundërvajtje të tjera ka shqiptuar dënime kryesore konform peshës së rasteve. Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilan deri më tani i kanë konfiskuar tetë patentë shofer nga vozitësit ndaj të cilëve kanë qenë të shqiptuara aktvendimet e plotfuqishme të Gjykatës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se krahas dënimeve kryesore, në shumë raste nga ana e Gjykatës me aktvendim të formës së prerë, përveç dënimeve kryesore, janë shqiptuar edhe dënime plotësuese, marrja e të drejtës për drejtim të automjetit në kohë zgjatje deri në dy vite.

EkoHigjiena

“Në momentin kur këto vendim i dërgohen Policisë së Trafikut, thirren vozitësit përkatës dhe atyre menjëherë u konfiskohen patentë shoferët konform vendimeve të Gjykatës Themelore. Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilan deri më tani i kanë konfiskuar tetë patentë shofer nga vozitësit ndaj të cilëve kanë qenë të shqiptuara aktvendimet e plotfuqishme të Gjykatës për ndalim të drejtimit të automjeteve në kohë zgjatje deri në dy vite ndalesë për drejtim të automjetit për kategori përkatëse”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij patentë shoferët e konfiskuar nga Policia e Kosovës i dorëzohen Divizionit të patentë Shoferëve në MPB. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.