Kujdes! Rruga është duke u punuar – Hajgare bree!!!
/2L ONLINE/ – Në kilometrin e parë të rrugës Gjilan Prishtinë, në krahun e majtë, përkatësisht në rrugën “motrat Qiriazi” në një shtyllë elektrike shkruan : Kujdes! Rruga është duke u punuar.
Por, siç thotë Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosjes , në fakt, përveç atij mbishkrimi, aty fare nuk është duke u punuar , pra asgjë nga punimet në rrugën me një gjatësi prej 800 metra, e cila fillon nga rruga e Prishtinë dhe ka dalje te Qendra e Mjekësisë Familjare, skaj tregut të rërës.
“Teksa qytetarët e kësaj lagjeje tashmë janë në hall, nga puset që janë krijuar pas të reshurave atmosferike dhe baltës si dhe kanalizimeve të parregulluara”, thotë Sylejmani për Portalin 2L ONLINE.
Sipas tij, kjo mënyrë e shprehur e qeverisë aktuale është një mashtrim i përgjithshëm për qytetarët gjilanas, e në veçanti një maltretim për këta banorë të kësaj lagjeje/rruge.
“Të proklamohet publikisht se rruga ka filluar të punohet, e në realitet asnjë lopatë, kazmë, apo ekskavator nuk është hedhur, është diçka e pakuptueshme, e pandershme, por tashmë me këtë pushtet veç jemi mësuar, sepse këta qeveritar komunal kanë ide vetëm për premtime boshe, e për punë konkrete janë larg realitetit aktual”, thotë Sylejmani.
Sipas tij, banorët e kësaj lagjeje kanë thënë bërë të ditur se edhe proceduarat tenderues kanë marrë fund, si kundër që dihet edhe punëkryerësi, edhe atë që nga muaji qershori i këtij viti. /2L ONLINE/
Më poshtë po japim disa foto nga vendi i ngjarjes.
