DYLON

Kujdes nga mashtruesit me para false

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka arritur që ta lokalizon dhe arreston një të dyshuar shqiptar, shtetas i Serbisë se në tri raste kishte këmbyer monedha që besohet të ishin të falsifikuara.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka rikujtua njërën nga rastet kur Policia e Kosovës ishte njoftuar nga një shitëse në një shitoren se një person i dyshuar kishte hyrë për të blerë pije dhe cigare në shitoren e tyre që gjendet në fshatin Gadish, Komuna Gjilan dhe për pagesë blerësi i kishte ofruar një monedhë në apoenë prej 50 €.

Pasi që i dyshuari e kishte pranuar kusurin prej 45,40 €, ai kishte dalë nga shitorja, ndërsa shitësja ka dyshuar se monedha e pranuar është fals dhe ka dalë nga shitorja duke ia marrë shënimet e automjetit Mercedes, ngjyrë hiri, me targa 05.

EkoHigjiena

Rasti i ishte referuar Njësitit për Krime Ekonomike .

Përndryshe zëdhënësi Hashani, tha se Policia e Kosovës i apelon qytetarë të jenë të vëmendshëm, dhe gjithë monedhat ti kontrollojnë gjatë këmbimit të tyre, në mënyrë që mos të dëmtohen, dhe gjithmonë në këso raste të lajmërohet policia e Kosovës. /2L ONLINE/

fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.