Alergji ushqimore quajmë reagimin e sistemit imunitar ndaj proteinave ushqimore, të cilat konsiderohen si të rrezikshme te personat alergjikë.
Alergjia ushqimore shfaqet më shpesh në fëmijërinë e hershme, por mund të prekë çdo moshë. Mund të ndodhë që të kemi alergji ndaj një ushqimi edhe pse e kemi konsumuar më parë, megjithëse, kjo haset më rrallë.
Cilat janë ushqimet që shkaktojnë më shpesh alergji?
Njihen mbi 170 lloj ushqimesh që shkaktojnë alergji, por 8 janë ato që hasen më shpesh: qumështi, veza, kikirikët, frutat arrore (si arra, lajthia, bajamja), soja, mielli, peshku dhe frutat e detit, disa lloje te perimeve etj.
Në këtë rast, simptomat variojnë nga ato më të lehtat e deri te situatat që kërcënojnë jetën.
Një reaksion alergjik zakonisht fillon disa minuta deri në 2 orë pas konsumimit të një ushqimi. Në disa raste, simptomat mund të shfaqen pas disa orësh dhe këto quhen reaksione të vonuara.