Interneti mund te jete duke shkaktuar dëme të mëdha në kujtesën e përdoruesve të tij anembanë botës tregoi një studim, përfundimet e të cilit u publikuan sot. Pothuajse gjithçka që mund të gjendet fare lehtë në internet, shumë njerëz tashmë mbajnë mend gjithmonë e më pak gjëra dhe gjithmonë e më pak përpiqen të fiksojnë data e elementë të ndryshëm.
Vëzhgimi tregoi se më pak se 40% e 2 mijë të rriturve të anketuar, në testimin e kryer në Britaninë e Madhe ishin në gjendje që të kujtonin ekzaktësisht se kur kishte ndërruar jetë Princeshë Diana, edhe pse kjo pati ndodhur në vitin 1997.
Më pak se një në tre persona mban mend kur u shemb Muri i Berlinit, edhe sepse kjo ka ndodhur në shumicën e rasteve të të anketuarve gjatë ciklit të jetës së tyre, në vitin 1989 dhe më pak se gjysma dinë që njeriu ka shkelur në Hënë. Edhe më keq, vetëm tre në dhjetë persona ishin në gjendje të kujtonin vitin ekzakt në të cilën ndodhën sulmet terroriste në 11 shtatorit 2001 në Nju Jork.
Sipas studiuesve, diçka e tillë ndodh pasi shumica e informacionit të gjetur në internet depozitohet në kujtesën afatshkurtër, kështu që pas disa kohësh, çdo e dhënë e gjetur në ueb, zakonisht fshihet përsëri nga ana e trurit tonë./ikub.al/