DYLON

Kujdes, fishekzjarret të rrezikshme

Avatar photo Redaksia

Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Presheva”, profili i mjekësisë ka në ndërmarrë aksion për vetëdijesimin e rinisë dhe popullatës në përgjithësi, rreth pasojave që ka përdorimi i mjeteve piroteknike.

Nxënësit mantel-bardhë, aksionin “Kujdes fishekzjarret”, me shpërndarjen e materialit informues (posterave, broshurave), e bënë të mërkurën në oborrin e shkollës së mesme teknike “Presheva” dhe gjimnazin “Skënderbeu”.

EkoHigjiena

Përmes këtij aksioni nxënësit maturantë njoftuan rreth rrezikut që sjell përdorimi i mjeteve piroteknike.

“Disa prej problemeve shëndetësore që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë: lëndimet si dhe gjymtimi trupor, problemet kardiovaskulare, dëmtim i dëgjimit, humbja e shikimit, shkaktim i frikës, stresit, ndikime psiko-sociale dhe të ngjashme. Mjetet piroteknike janë mjete të rrezikshme të cilat në shumë raste mund të ndikojnë në krijimin e një ambienti jo të sigurt në vendin ku ato përdoren”, njoftonin maturantët, transmeton Titulli.

Mëtej theksohet se me përdorimin e këtyre mjeteve gjatë festave të fund vitit, në rrethana të ndryshme janë shkaktuar pasoja shëndetësore dhe psikologjike të cilat kanë ndikuar në krijimin e një ambienti mjaftë kaotik.

Aksioni “Kujdes fishekzjarrëve” është organizuar nga shkolla e mesme teknike “Presheva” si dhe Zyra për të Rinj nga Presheva.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.