Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, iu është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, se konstituimi i komunave me shumicë serbe në veri të vendit është bërë pa simbolet e shtetit të Kosovës, si kompromis i marrëveshje të nënshkruara në Bruksel.
Sipas Kuçit, të gjitha marrëveshjet janë bërë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. “Marrëveshja është shumë e qartë për këtë”, ka thënë Kuçi për Telegrafin.
Daçiq të martën ka qëndruar në komunën e Graçanicës, ku në agjendën e tij ka qenë ishte vizita e Shtëpisë e Kulturës dhe e Manastirit të Graçanicës.