Kuçi: Marrëveshja e ruan sistemin unik të drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, ka deklaruar për “Epokën e re” se marrëveshja e arritur për drejtësinë e ruan sistemin unik të drejtësisë në Kosovë.
“Marrëveshja ka për qëllim integrimin e veriut në kuadër të sistemit tonë të drejtësisë, që për disa vite ka qenë jashtë sistemit tonë. Nëpërmjet kësaj marrëveshje ruhet sistemi unik i drejtësisë, me një ligj të aplikueshëm në tërë vendin si dhe me autoritet të plotë të autoriteteve qendrore edhe në atë pjesë”, ka thënë Kuçi.
Ministri Kuçi ka bërë me dije se kjo marrëveshje është bërë në përputhje me ligjet e aplikueshme të vendit tonë.
“Do të jetë vetëm një gjykatë dhe një prokurori që do të ofrojnë drejtësi për gjithë juridiksionin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke përfshirë edhe komunat në veri të Mitrovicës”, është shprehur Kuçi.
Në këtë kontekst, Kuçi ka thënë se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë paraqet një hapa drejt integrimit të plotë të sistemit të drejtësisë në çdo cep të Republikës së Kosovës.
“Presim që të implementohet dhe se është nja hap drejt integrimit të plotë të sistemit të drejtësisë në territorin tonë”, ka thënë Kuçi.
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=58846&Ctype=1
