Kuçi poashtu ka folur edhe për zgjedhjet lokale, duke thënë që janë të kënaqur me numrin e votave në nivel vendi. “Ne kemi dalë si partia e parë me vota, megjithatë kemi zhgenjime në disa komuna. Ashtu si LDK që humbi Prishtinën, ose AAK-ja që humbi disa komuna, pastaj edhe VV që humbi disa vota por fitoj Prishtinën”.
E fajin për humbjen e shumë komunave Kuçi ua ka hedhur disa kanidatëve të cilët sipas tij nuk kanë krijuar partneritet të mirëfilltë.
“Në zgjedhjet e fundit është parë një logjikë se zgjatja e pushtetit pa krijuar partner në nivel lokal. Unë ju kam thënë kandidatëve nëpër komuna, krijoni partneritet edhe me ata që janë në opozitë, për shkak se një ditë mund të ju duhen.Në 11 komuna kanë qenë kundërkandidat pikërisht nga ata që dikur ishin në radhët e PDK-së”, ka thënë Kuçi.
—-
Nënkryetari i PDK-së ka pranuar së largimi i Limajt e Krasniqit mund ta dëmtojë PDK-në. Ai tha se nëse ata formojnë parti të re do ta dëmtojnë Partinë Demokratike të Kosovës por ai shpreson se ende ka kohë për bashkëpunim.
—-
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi u ka bërë thirrje publike Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limaj që të kthehen në kryesinë e PDK-së.
Sipas Kuçit, ata ende vazhdojnë të jenë pjesë e PDK-së, pasiqë as ata dhe as kjo e fundit nuk kanë dalë publikisht për të thënë të kundërten.
“Unë mendoj që Limaj dhe Krasniqi janë në PDK, përderisa as ata e as ne nuk themi ndryshe. Asnjëri prej tyre ska dallime konceptuale ndaj PDK-së. Kam respekt të veçantë për Krasniqin, dhe s’do të merrem me reagim publike. Është gjë e mirë kur ka divergjenca dhe ne nuk jemi parti komuniste.Nese Limaj dhe Krasniqi shprehen pro për të ardhur në pozitat që kanë pasur janë të mirëseardhur që sot. E të gjithë në parti janë që të ruajnë unitetin e partisë. Nëse duan që ta reformojnë partinë, duhen ta bëjnë nga brenda e jo nga jashtë, që ti japin idetë e tyre”, ka thënë Kuqi në “Rubikon” të KTV-së./Indeksonline/