DYLON

Kualitete letrare prozaike sjellin storie suksesi

Kualitete letrare prozaike sjellin storie suksesi
Avatar photo Redaksia

Mr .sc.  Arsim  Halili

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbyllje të këtij viti kalendarik. Konsideroj edhe gjatë këtij viti, shtëpia botuese “Beqir Musliu“ në Gjilan me editor Sabit Rrustemin dhe me bashkëpuntorët e tij, ka arritur të nxjerr në dritë numër të konsideruar të veprave, qoftë në zhanrin e poezisë, natyrisht edhe në prozë dhe në fushën publicistike.

EkoHigjiena

Në parantezë të fjalës sime të mëposhtme me lejoni t’iu them se gjatë viti 2023, dritën e botimit e panë njëzetë e  një botime, prej tyre tetë libra në poezi e që për to është folur veç e veç në fillim të vjeshtës letrare dhe nëntë botime në prozë këtu hyjnë edhe botime jashtë prozës artistike, pa harruar edhe katër numra të revistës letrare Agmia.

Në përmbyllje të vjeshtës letrare do të bëjmë një ekspoze  veprave letrare në prozë. Mbi veçantitë e tyre estetike dhe artistike për disa nga veprat në prozë është diskutuar edhe gjatë këtij edicioni të vjeshtës letrare, andaj lidhur me këto botime do të trajtohen në mënyrë përmbledhëse.

  • Konribut të çmuar ka dhënë përmes  botimit  studimor nga ana e studiuesit  Anton Nikë Berisha të  titlluar Dy kryevepra lirike të Fishtës (rreth veprave  Jerina ase mbretnesha e luleve dhe Zana e vizitorit ) . Autori   Berisha brenda këtij libri jo shumë voluminoz, por një libër i realizuar nga pikëpmja estetike  deri në  imtësi  të asaj çfarë fshihet brenda vargjeve të Fishtës. Të vetëdijshëm se figura e Fishtës u anatemua gjatë sistemit komunist dhe natyrshëm kjo pengesë i bëri  dëmë letërsisë shqipe, autori ndalet me theks  të veçantë te melodrama Jerina ase mbretnesha e luleve   një studim  i mirëfllët qoftë nga pikëpmja estetike,  gërshetimi i veprës nga aspekti  tradicional, vendi i gruas  në poezinë e Fishtës, Atdheu  nga qensia estetike te Sigurisht se ka çfarë të flitet  edhe brenda  1134 vargjeve  të këngës Zana e vizitorit, lexuesi,natyrisht  edhe studiuesit do të kenë një burim reference të këtyre dy kryeveprave siç  edhe i titullon autori Berisha.
  • Shumësi interpretimesh mbi poezinë e Prend Buzhalës, veçanarisht për përmbledhjen poetike “Pshertima  pergamene” këtij emri që i ka dhënë letërsisë shqipe opusin e tij krijues në disa kënde , fal punës së Prof  Anton Nikë Berishës në përzgjedhjen e nektarit më të mirë të poezisë brenda  tetë vëllimeve në një  përmbledhje serioze  artistike, si e tillë kjo përmbledhje  zgjoi interesim  për ta vënë në diskutim publik  artin   poetik të Buzhalë Këtu nuk duhet harruar se falë  punës  së Prof. Labinot Berishës,i cili ka bë- rë zgjedhjen  e trembëdhjetë autorëve të dëshmuar të fushës  kritike dhe diskurzive që analizojnë nga këndet  e tyre poezinë e Prend Buzhalës e një prej tyre edhe Sabit Rrustemi e thekson se është poezi e mendimit të  thellë. Sigurisht   secili nga kritikët të trajton në trajktore të ndryshme  mendimin  mbi poezinë e Buzhalës,por që emëruesi i përbashkët është se kjo vepër është përfaqësuese në artin e Prend Buzhalës.
  • Autori Hasan Bunjaku para lexuesit të  gjërë  sjell botimin  më të ri Një gjakim i pafat,  një  libër  voluminoz  përmes kujtesës   së dokumentuar, pasqyron me shumë detaje  mbi familjet e fshatit të  lindjes Desivojcës (familjes Demiri dhe Bunjaku) të cilat  po të mos ishin organizuar  në  një botim  të tillë  do t’i  tretë dhëmbi i kohës  shumë ngjarje  interesante  për familjet  e cekura më  lartë.
  • Letërsia i then kufijët  apo më mirë  të them nuk eksiztojnë  si të tilla  brenda  arealit krijues shqiptar  me  dy botime  nga Nasi Lera dhe për  Nasi Lerën, bibliotekatë tona  do të jenë  më të pasura me këto  dy  vepra . vepra  “Frynte shumë erë”  tri novelat e Lerës , botim eskluziv  nga  shtëpia botuese “ Beqir Musliu” , autori Lera  gjithë trazimet  e tij shpirtërore  na i vë në dispozicion me artin  e tij të mirëfilltë. Por  veprën  e Lerës nuk e lënë të heshtur atë gërmojnë kritikët  madje  fjalën  e tyre e ballafaqojnë  në  takim  me shkrimtarin dhe për shkrimtarin në Klinë , ku me  diskutimet e tyre,  zgjojnë mjaft interesim sa që Mikel Gojani arriti  t’i  tubojë së bashku  në një libër të veçantë të titulluar Njohje  e mëtejshme  të veprës letrare.
  • Mbi  katër dekada të  ikjes nga kjo botë të poetit  të Rexhep Elmazi, poezia e tij jeton dhe trajtohet me seriozitet, sepse bagazhi i tij krijues  cilësor,bënë që të mbahen takime letrare gjë për të  cilën shpalosen nga kë ndvështrime me mjaft  interes gjithë  ajo që  lidhet me poezinë e Rexhep Elmazit. Sigurisht të tilla trajtime janë tubuar bremda librit  Shprushje  nëpër vargjet  që nuk zbehen.
  • Ndonjëherë atë  që  nuk  e bëjnë  dot institucionet për  shumë çështje  nacionale  e  bënë një individ ,këtë  rast  Fadil Kajtazi  ky emër i njohur i fushës  së sigurisë, fal punës së  tij këmbëngulëse, na sjell të  dokumentuara dhe argumentuara , jo përmes  folklorit patetik  gjë që jemi mësuar të dëgjojmë mbi  gjithë ato që nga kanë ndodh në kurriz të popullit tonë,por me një analizë  profesionale, duke i ballafaqur burimet  serbe dhe  ndërkombëtare,pasqyron më së mirë tërë atë  odisejadë që e përjetoi populli ynë ndër vite. Rrumbullaksimi i këtij projekti serioz vjen  në  duar  te lexuesit përmes  librit  publicitikë, konsideroj  të parin  e këtij lloji në trojet tona  të titulluar  Ideologjia  serbe e gjenocidit..
  • Sa herë flitet për shkrimtarin Ramdan Rexhepin  na shkon mendja te Kambanoret dhe romani Udhëkryqi, të  botuara ribotuara vite më parë, ky  shkrimtar  i mërguar  gjatë kohë,por  produktiv  në  letërsi. Romansieri dhe tregimtari ynë i shquar, Ramadan Rexhepi, ne romanin më të ri satirik “LEZETQENDRA E SALI BABËS” ka vështruar disa dukuri të rëndësishme të jetës së përditshme të botës e të njeriut tonë, duke i parë nga një kënd i veçantë, ku vijëzohet herë një humor i lehtë, herë merr përmasë një satirë e ndjeshme.Kjo bie në sy qoftë kur autori rrëfen për dukuri shoqërore, qoftë për dukuri të brendshme të personazheve e të kundërthënieve që shfaqen në veprimin e përditshëm të tyre, sidomos në ambiente të veçanta, ku botëkuptimi njeriut tonë shpaloset më mirëfilli.
  •  Afrim Demiri, poeti e publicisti, vjen para lexuesit të tij si prozator,me librin e tij me titull simbolik 17 figura-të, në librin më  të ri  të këtij autori  janë  përmbledhur 40 tregime  ,Gjuha e pasur poetike  brenda tregimeve  të Afrim Demirt  e bënë lexuesin që të zgjoi kërshërin e tij mbi atë se çfarë fshihet brenda figurave mataforike të secili  tregim veç  e veç. Gjë që  gjë rsisht do t’i lëmë hapësirë dy kritikëve  ta  shfaqin mendimin e tyre rreth kësaj vepre.

Krejt në fund, dua të them mund të mos jenë shumë vepra nga ana sasiore, por nga ana kulatative  mendoj që janë të vlefshme për lexuesin e pasionuar.

Rrugëtim të mbarë edhe në vjeshtën e ardhshme letrare, gjithë krijuesve e lexuesve tanë  të  pasionuar . /2LONLINE/